Bota

Në Munih një “situatë akute terrori”

Screen Shot 2016-07-22 at 22.34.36Pas të shtënave në një qendër tregtare në Mynih dorasit ndodhen në arrati. Policia llogarit me disa viktima dhe bën fjalë për një “situatë akute terrori“.

Në Munih e rrethina ka mobilizim në shkallë të gjerë të policisë. Helikopterë me snajperistë qarkullojnë mbi hapësirën e qytetit. Lidhjet për në Munih janë bllokuar. Madje ka mobilizim edhe të forcave speciale GSG.

Kjo pas ngjarjes me viktima në qendrën tregtare të Munihut, ku si pasojë e të shtënave rreth ores 20:00r, sipas të dhënave nga qarqet e hetuesisë dhe të policisë, kanë gjetur vdekjen të paktën gjashtë vetë.

Policia vë në dukje se ka edhe disa të plagosur. Po sipas zëdhënësit të policisë mendohet se kemi të bëjmë me tre persona si doras, të cilët ndodhen në arrati. Dorasit sipas dëshmitarëve okularë kanë qenë të armatosur dhe ndodhen në arrati, njoftoi policia. Qyteti u ka bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë.

Mjekë e infermierë janë thirrur nëpër klinikat e qytetit pas të shtënave. Një zëdhënës i klinikës universitare vuri në dukje, se është dhënë alarmi për “të plagosur në masë“.

Ende janë të paqarta sfondi dhe detajet e ngjarjes. Në deklaratën e policisë bëhet fjalë edhe për dyshime për terror. Vetëm katër ditë më parë të hënën (18.07) një djalë i ri në Vyrcburg sulmoi me një sëpatë duke plagosur disa vetë në një tren lokal. /DW/

Leave a Reply

Back to top button