Përveç Tempullit të famshëm të Isis [kushtuar perëndeshës egjiptiane Isis], figurat dhe statujat e Isis janë gjetur në më shumë se 20 shtëpi, shpesh së bashku me figurina të perëndive dhe perëndeshave më tradicionale romake.
Ndonëse shkrimtarët romakë kishin dyshime për kulturën e Isis, e cila, ata mendonin se kërcënonte vlerat tradicionale romake, si nderi dhe detyra ndaj shtetit, Tempulli i Isis në Pompei kishte ekzistuar për rreth 200 vjet para shpërthimit në vitin 79. Që do të thotë se kult kishte një kohë të gjatë që ishte vendosur dhe kishte shumë ndjekës në Pompei. Ndjekësit e Isis besonin se ajo ofronte mundësinë e jetës pas vdekjes, por ishte gjithashtu perëndeshë mbrojtëse e marinarëve. Kjo me siguri e shpjegon popullaritetin e saj në Pompei, një qytet që ndodhej pranë detit.
Kulti i Isis tërhiqte gratë, të liruarit dhe skllevërit në radhët e veta, por ritet dhe ceremonitë e saj mbeten të panjohura. /bota.al