Bota

Në shenjën e Donaldit

Të ngjashme me lëvizjet e shahut, strategjitë e SHBA-së do të luajnë një lojë të ndryshme, dhe do të duhet të konfirmojnë (ose zhbëjnë) aleancat e vjetra. A mund të ndryshojnë tregjet, lëvizjet e saj ndërmjet Rusisë, Kinës dhe Kontinentit të Vjetër?

“Amerika dëshiron një Rusi të fortë, paqësore, të begatë… amerikanët dhe rusët ndajnë interesa të përbashkëta mbi çështjet kyçe që do të formësojnë këtë shekull. E gjitha kjo përbën bazën e bashkëpunimit tonë”. Jo, nuk janë fjalë dhe madje as një mesazh në tëitter i Donald Trampit. Nuk është as edhe një deklaratë e kreut të Exxon, Reks Tilerson, sekretarit të ardhshëm të shtetit, që Vladimir Putini i dha në vitin 2013 ‘Urdhrin e Miqësisë’.

Mund të duket e habitshme sot, por këto fjalë janë shqiptuar nga Barak Obama në një fjalim të mbajtur në 7 korrik 2009 në Shkollën e Re Ekonomike në Moskë. Kjo nënkupton diçka shumë të thjeshtë:pas 8 viteve të presidencës së Obamës, marrëdhënia midis SHBA-së dhe Rusisë mbetet një temë thelbësore e politikës së jashtme të Uashingtonit. Edhe pse jo e vetmja, pasi bota bipolare është zhdukur prej kohësh.

Është pra logjike, dhe ndoshta e pashmangshme, që Donald Trampi ta fillojë nga këtu. Hapja e presidentit të ri amerikan ndaj Vladimir Putinit, është duke shkaktuar debate në opinionin publik amerikan dhe në Kongres. Shumë parlamentarë republikanë, si senatori i Arizonës Xhon Mekein, bëjnë thirrje për më shumë kujdes, më së paku për shkak se CIA e akuzon liderin rus se ka urdhëruar sulmin kibernetik për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale, duke favorizuar fitoren e manjatit njujorkez.

Por nga 20 janari e tutje, dita kur Tramp do të marrë hyjë në Shtëpinë e Bardhë, harta gjeopolitike e botës mund të ndryshojë. Boshti me Moskën, do të ketë pasoja të menjëhershme të paktën në dy zona të krizës. Në Siri, ku Uashingtoni do të detyrohet të pranojë zgjidhjen e imponuar nga bombardimet ruse.

Presidenti Bashar Al-Asad do të mbetet në detyrë; ndërsa në këmbim ushtria siriane dhe avionët e dërguar nga Putini, do të fokusohen në luftën kundër Shtetit Islamik, me një mbështetje minimale të amerikanëve, ose të paktën kështu mendon Tramp. Rebelët anti-Asad do të izoloheshin, dhe do qenë faktikisht të mundur edhe politikisht.

Efekte të tjera

Pasojat të pritshme edhe në Ukrainë: në fakt SHBA-të, do të hiqnin dorë nga kundërshtimi i aneksimit të Krimesë nga Moska. Për presidentin Petro Poroshenko do të bëhej edhe më e ndërlikuar, nëse mos e pamundur, rrimarrja e kontrollit të kufijve në Donbas, rajoni lindor i vendit, pa i ofruar lëshime të rënda të Putinit. Çështja ukrainase, është çelësi për të ndryshuar fazë.

Trampi mund të anulojë të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Moskës, duke i dhënë edhe një shtysë marrëdhënieve më të ngushta tregtare midis SHBA-së dhe Rusisë. Dy fuqitë mund të punojnë së bashku në një sektor të tillë strategjik si energjia, sa për të marrë një shembull. Me dhënien fund të sanksioneve, Rusia mund të rihyjë brenda një periudhe afatshkurtër, në organet politike shumëpalëshe politike.

G7 do të ribëhet G8:dikush e mendon tashmë mbi samitin e drejtuar nga Italia në Taormina, marsin e vitit të ardhshëm. Por ndoshta koha është shumë e shkurtër. Në të vërtetë, skema Tramp mund të ndërlikohet:Shtetet e Bashkuara kanë interesa në shumë fronte, për të qenë në gjendje të mbështeten mbi një aleancë të vetme të fortë.

Nëse Trampi shkon shumë larg në dialogun me Putinin,kjo  mund të shkaktojë përçarje të forta midis aleatëve tradicionalë të Shteteve të Bashkuara: Tereza Mej, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar dhe veçanërisht kancelarja Angela Merkel nuk i besojnë më presidentit rus. Gjermania është kujdestare, në brendësi të Bashkimit Evropian, e ish-bllokut sovjetik, ndërsa Italia po ushtron presion për të ripatur një qasje të plotë në tregjet ruse.

Skenarët

Loja ekonomike mes dy brigjeve të Atlantikut, paralajmerohet të jetë shumë delikate. Trampi ka hedhur tashmë poshtë TTIP, (Bashkëpunimin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve), dhe marrëveshjen e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Udhëheqësi i ri amerikan thotë se preferon marrëveshjet me vende të veçanta.

Nëse është kështu, brenda disa viteve, do të gjendemi përballë një skenari të fragmentuar, të pabarabartë dhe jo një plani integrimi mes ekonomive perëndimore, të bazuar tek rregullat dhe standardet e përbashkëta. Zakonisht, trafiku lëviz më shpejt në një rrugë uniforme. Pastaj duhet parë nëse Trampi do të vërë vërtet në pikëpyetje detyrat dhe funksionet e NATO-s.

Parashikimi më i cituar, është ai se provokimet e fushatës elektorale, do të pasohen tanimë nga një kujdes më i madh. Ndërkohë në Paqësor, Kina është tashmë nën alarm. Obama i kishte ofruar më parë Pekinit një korsi të privilegjuar. Operacioni në fakt dështoi. Në këtë pikë, presidenti u përpoq të ndërtonte një rrjet të kontrollit të ekspansionit ekonomik dhe ushtarak kinez, duke përfshirë në të Japoninë aleate, dhe angazhuar edhe vende si Vietnami apo Tajlanda.

Problemi i kalon tanimë i paprekur pasardhësit të tij.

Trampi ka deklaruar se SHBA-ja do të tërhiqet nga TTP, protokolli tregtar i nënshkruar me 11 vende të tjera të Paqësorit, duke përjashtuar Kinën. Në të njëjtën kohë, presidenti i ri ka intensifikuar debatin, dhe madje edhe provokimet kundër Pekinit. Rasti i fundit, qe telefonata me presidentin e Tajvanit. Por Tramp do të gjendet përballë një zgjedhjeje të pashmangshme:nëse do të vendosë të përballet me më shumë vendosmëri me Kinën, s’mund të bëjë pa vendet e tjera aziatike. (Geopoliticus) – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button