Covid19

Në total 25 viktima, si paraqitet situata e COVID 19 në Singapor

Të paktën gjysma e rasteve të koronavirusit të zbuluar rishtazi në Singapor nuk shfaqin simptoma, thanë sot autoritetet.

Vendi ka shënuar më shumë se 38,000 raste, teksa janë rihapur shkollat ​​dhe disa biznese javën e kaluar pas një bllokimi gati dy-mujor, por shumë banorë u kërkohet të punojnë nga shtëpia.

Gjetja e fundit në lidhje me rastet asimptomatike të koronavirusit u pa si favar ndaj vendimit për të lehtësuar kufizimet e bllokimit shumë gradualisht.

“Bazuar në përvojën tonë, për çdo rast simptomatik do të kishit të paktën një rast asimptomatik,” tha Laërence Wong, duke shtuar se zbulimi u bë në javët e fundit kur Singapori përfundoi testimet.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në planet tona për rihapjen,” tha Wong.

Të hënën, ministria e shëndetësisë raportoi 386 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të konfirmuar të rasteve në vend në 38.296.

Deri më tani, 25.368 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalet, tha ministria.

Numri i vdekjeve të koronavirusit të Singaporit deri më tani është 25./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button