Kinema & TV

Nëna e Jimmy Fallon ndërron jetë, një ditë pasi anuloi regjistrimin e “The Tonight Show”

Një ditë pasi The Tonight Show shpalli se regjistrimi i rregullt i të premtes do të anulohej për shkak të një “problemi të rëndësishëm familjar”, që kish të bënte me Jimmy Fallon, raportohet lajmi i trishtë se nëna e Fallon ka ndërruar jetë. Sipas People, Gloria Fallon ndërroi jetë në moshën 68 vjeç pas një sëmundje të shkurtër, dhe ajo ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë deri në fund.

“Nëna e Jimmy Fallon, Gloria, ndërroi jetë në paqe të shtunën”, tha një zëdhënës i familjes Fallon në deklaratë. “Jimmy ishte në krah të nënës së tij, bashkë me njerëzit e saj të dashur, kur ajo ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore Langone të Nju Jorkut. Lutjet tona shkojnë për Jimmyn dhe familjen e tij, në këtë kohë të vështirë që po kalojnë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button