Bota

Nëndetësja ruse lëshon raketat

Nëndetësja Veliky Novgorod  e Flotës së Detit të Zi, e përfshirë në njësinë detare ruse të vendosur aktualisht në Detin Mesdhe, ka lëshuar raketa Kalibr, duke goditur strukturat terroriste në Siri, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ndër objektivat e goditura, “pikat e mbështetjes, fortifikimet, milicitë Nusra, automjetet e blinduara dhe depot e municioneve”, të gjitha të vendosura në provincën e Idlibit. Gjithashtu janë shkatërruar “posta të rëndësishme komanduese”, kampe stërvitore dhe blinda  që morën pjesë “në përpjekjen për të marrë peng 29 ushtarakë rusë në veri të provincës Hama”.

Të gjitha objektivat u shkatërruan. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button