Bota

Nëse dështon marrëveshja, “gati edhe opsioni ushtarak”

Screen Shot 2015-04-04 at 10.31.49SHBA, sipas Wall Street Journal, ndërkohë që negociatat ishin të hapura, kanë testuar raketa në gjendje të shkatërrojnë impiante bërthamorë të fortifikuar

Ndërkohë që Uashingtoni punonte për një marrëveshje mbi programin bërthamor iranian, Pentagoni kujdesej për pjesën ushtarake. E shkruan Wall Street Journal, që bën të ditur se në janar ushtarakët kanë testuar bombat më efikase “bunker buster” të arsenalit, në rast se do të ishin të nevojshme kundër impianteve të fortifikuar të Teheranit.

“Nuk i kemi hequr sytë nga objektivi”, komenton një zyrtar amerikan për të përditshmen, duke theksuar se “Pentagoni mbetet i përqëndruar në mundësinë e një opsioni ushtarak për Iranin, nëse kjo do të ishte e nevojshme”.

Në janar, kur kishte nisur raundi i fundit i bisedimeve, një bombardues B2 i nisur nga baza e Whiteman në Missouri, ka lëshuar bomba duke shkatërruar krejt një bunker të fortifikuar mirë, në një vend të SHBA që nuk është bërë i ditur.

Deri në 30 qershor, SHBA dhe grupi 5+1 duan të mbërrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, nga e cila tani kanë vetëm parametrat kryesorë. Por nëse rruga e diplomacisë do të rezultonte e papraktikueshme, Pentagoni nuk do të donte të gjendej i papërgatitur.

Leave a Reply

Back to top button