Në rast fitoreje, Hillary Clinton, mund të bëhet presidenti i parë amerikan që të hetohet menjëherë nga Kongresi, që nga koha e Xhorxh Bushit. Partia Republikane në fakt, me shpresën për të mbajtur të paktën një shumicë në Dhomën e Ulët, është duke përgatitur një numër hetimesh të mundshme kundër ish Zonjës së parë: nga llogaria famëkeqe e emaileve private, deri tek aktiviteti i “Fondacionit Clinton”, duke kaluar në sulmin në Bengazi në vitin 2011, si dhe marrëdhëniet me bankat e mëdha, ku Hillary ka mbajtur shumë fjalime të paguar shtrenjtë. /bota.al
Less than a minute