Enciklopedike

Nëse fitonte Hitleri: Do u kthente tokën indianëve të Amerikës

Nazistët mund të kenë qenë supremacistë të bardhë dhe gjenocidistë, por kur vinte puna tek indianët e Amerikës, ata ishin çuditërisht pranues. Pasi Amerika të bëhej e tyrja, premtuan nazistët, ata do t’ua kthenin tokën amerikane vendësve. Ata kishin punuar me një grup të quajtur Federata Amerikane Indiane dhe i kishin bërë për vete, si simpatizantë fashistë. Disa anëtarë të grupit shkuan shumë përtej simpatisë dhe u shndërruan në nazistë të tërbuar, si “Shefi Reja e Kuqe”, i cili mbante një svastika mbi rrobat e tij dhe mbante fjalime ku i quante hebrenjtë «fëmijët e Satanait». (“Shefi Reja e Kuqe” ishte një identitet i rremë i adoptuar nga avokati nga Portland, Eluood A. Touner, i cili ishte indian amerikan. Shefi i vërtetë Reja e Kuqe vdiq në vitin 1909 dhe nuk kishte të bënte me Hitlerin.) Nazistëve u pëlqenin shumë veprimet e indianëve të amerikës, simpatizantë të tyre. Në fakt, nazistët deklaruan publikisht se amerikanët vendas ishin arianë dhe dërgonin oficerë propagande në Amerikë për t’i bindur ata që të përmbysnin qeverinë amerikane. Në këmbim, nazistët u betuan se do t’u kthenin amerikanëve vendas tokën e tyre.

Thoshin apo jo të vërtetën nazistët, shumë njerëz i dëgjonin. “Shefi Reja e Kuqe” (Touner) pohoi se ai kishte një ushtri prej 750,000 amerikanësh nativë, të gatshëm për të luftuar për Hitlerin. Momentin që një ushtri naziste do të vinte këmbë në tokën amerikane, thoshte ai, ata do ta ndihmonin atë që të shqyente Shtetet e Bashkuara. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button