- Që fëmijë kemi hipur në makina të thjeshta që nuk kishin as rripa sigurie, as airbag.
- Të udhëtonim në pjesën e pasme të një furgoni të hapur, ishte një shëtitje speciale dhe akoma i mbajmë si kujtime këto raste.
- Krevatat tona ishin të pikturuar vetë me ngjyra të ndritshme me bazë plumbi.
- Nuk kishte bllokime sigurie për fëmijët në tualete, në porta, apo edhe në pakot e ilaçeve.
- Kur luanim me biçikleta, nuk na shkonte në mendje të mbanim kasa mbrojtëse.
- Pinim ujë nga çezma e kopshtit, në vend që të pinim nga shishja e mbushur me ujë mineral që kishim në shtëpi.
- Kalonim orë e orë të tëra për të bërë karroca me kuzhinieta dhe ata që ishin me fat e jetonin në rrugë të pjerrëta, lëshoheshin në ato rrugë dhe mbanin frena me këmbët e tyre. Prishnim këpucët që nuk kishin ku të shkonin më keq, por prapë nuk ndalonim së luajturi me to.
- Dilnim për të luajtur dhe prindërit na urdhëronin të ktheheshim në shtëpi në kohën e perëndimit të diellit, por ne nuk kishim celularë, ndaj askush nuk mund të na njoftonte dot dhe i shkelnim urdhërat e prindërve.
- Shkolla përfundonte në mesditë dhe pastaj shkonim në shtëpi të hanim drekën dhe mblidheshim të gjithë familjarisht për të ngrënë.
- Çaheshim, vriteshim, humbnim dhëmbët duke luajtur dhe askush nuk i denonconte këto raste si tani. Faji nuk ishte i askujt, por i yni.
- Hanim biskota, bukë me vaj e me kripë, hanim sheqerka dhe nuk kishim probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithë kohës duke luajtur.
- E ndanim atë që hanim me gjithë shokët, madje edhe pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiq nga ne, pikërisht se bënim këtë gjë.
- Nuk kishim Playstation, Nintendo 64, Xbox,Videolojëra, televizor me mbi 50 kanale, kompjuter, celular, internet, ama kishim shumë shokë.
- Dilnim, i hipnim biçikletës, ose ecnim në këmbë deri në shtëpinë e shokëve tanë, hynim në shtëpinë e tyre pa i rënë fare ziles dhe ata përherë ishin gati të dilnin e të luanin me ne.
- Po, atje jashtë në botën e rrezikshme, ne nuk kishim dikë që të na ruante. Si ia kemi dalë? Bënim lojëra me top llastiku, ndaheshim në skuadra dhe luanim. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, por nuk u mbetej qejfi apo të hynin në depresion saqë të shkonin tek një psikolog, siç e bëjnë në ditët e sotme.
- Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhë mësonim se si të menaxhonim secilën nga këto. / Bota.al
2 minutes read