Në këtë artikull, ju sjellim disa thënie të veçanta mbi rëndësinë e shëndetit, të cilat padyshim do t’ju bëjnëtë reflektoni gjatë, si dhe të veproni në kohë për të siguruar mirëqenien e shëndetit tuaj.
“Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia është pasuria më e madhe, besnikëria është marrëdhënia më e mirë”. – Buddha
“Ai që është i shëndetshëm, ka shpresë. Ai që ka shpresë, ka gjithçka”. – Thomas Carlyle
“Kujdesu për trupin tënd. Është i vetmi vend ku do të jetosh”. – Jim Rohn
“Të kesh kontroll për shëndetin dhe mirëqenien tënde, është një nga shumë herët në jetë, kur sillesh egoist dhe nuk ndihesh keq për këtë gjë”. – Jennifer Hudson
“Nëse realisht e trajton trupin tënd si një tempull, ai do të shërbejë mirë për dekada të tëra. Nëse abuzon me të, duhet të përgatitesh për një shëndet të keq dhe për mungesë energjie”. – Oli Hille
“Një person që fiton miliona, por shkatërron shëndetin e tij gjatë këtij procesi, realisht nuk është duke korrur sukses”. – Zig Ziglar
“Trupi e dashuron rutinën. Mungohu të hash, të flesh dhe të bësh çdo gjë në të njëjtin orar përditë, nëmënyrë që trupi të funksionojë me maksimumin e efikasitetit. Trupi e dashuron vendosmërinë”. – Theresa Hearn Haynes
“Gjumi është mekanizmi më i rëndësishëm riparues që ka trupi ynë. Duke fjetur mjaftueshëm, ne sigurojmë ndjesinë e të qenurit të shëndetshëm dhe ndihemi gjithashtu energjikë”. – Jason Smith
“Nëse trupi yt nuk ndihet mirë, gjithë dita do të shkojë keq. Kujdesu për veten tënde”. – V. L. Allineare
“Bëje një prioritet konsumimin e frutave dhe perimeve. Është tepër e thjeshtë dhe fitimprurëse, edhe pse shumë njerëz nuk e bëjnë këtë gjë”. – Nia Shanks