Your Life

Nëse u largova, është vetëm faji yt

Këto fjalë janë për ty që, më shumë se princi simpatik, ishe antagonist i pacipë i historisë së dashurisë që ëndërrova. Kjo është gjithçka që duhet të kisha thënë dhe përkundrazi e kam mbajtur brenda vetes…

Dhe tani po të shkruaj ty, që je një i panjohur plotësisht, për të të thënë se nuk do të kërkoj më arsye për të të mbrojtur ose justifikim për gabimet e tua, sepse ke zgjedhur të jesh ai që je. E dini historinë e vullnetit të lirë, apo jo?

Të gjithë e dinë përveç teje që, për çdo gënjeshtër të thënë, çdo vepër, gjithmonë më ke fajësuar. Isha unë që isha shumë e ndjeshme ose jashtëzakonisht impulsive, jotolerante dhe xheloze deri në atë pikë sa të duhej të më fshije gjithçka në mënyrë që të mos më hidhëroje apo të më bëje të ndihesha keq.

Dhe ndërsa ti jetove një jetë tjetër, në hijen tonë, unë i kalova ditët duke u ndjerë me fat që takova dashurinë. Sigurisht, e jona ishte e papërsosur, por ato “gabime të vogla” nuk janë asgjë përpara një rrahjeje kaq të fortë zemre.

E di, në ato ditë unë isha shumë naive dhe e dashuruar për të kuptuar se të duhej ky justifikim vetëm për të pasur pushtet mbi jetën time. Por atëherë e kuptova. Kjo dashuri është një gjë tjetër dhe se ndjeshmëria ime nuk mund të jetë caku i egër për egoizmin tënd.

E kuptova kur, pas një tradhtie tjetër, bëra valixhet për t’u larguar nga ti dhe duke parë në sy më the: “Ti po zgjedh të largohesh”.

Po, ke të drejtë, unë zgjodha të shkoj larg, dhe kurrë nuk ka patur një vendim më çlirimtar dhe vetëm për lumturinë time. Sepse shumë herë unë kisha bërë gabim të qëndroja, të të doja pa kushte, duke justifikuar të gjitha zgjedhjet e tua që nuk më kanë parë kurrë në radhë të parë.

Dhe tani faljet, mesazhet e dashurisë në të gjitha orët e ditës dhe muhabetet nga lokali ku u thua mikeve të mia se më ka marrë malli janë të padobishme. E tëra çfarë duhet të bëje ishte të më mbaje të lidhur me ty. Me dashuri dhe respekt, me ëmbëlsi dhe besnikëri, dhe duke mos shkelur mbi dobësitë e mia. Sepse ato ishin pikërisht gjërat që duhet të kishe mbrojtur dhe dashur më shumë, por ti nuk e bëre. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button