Qëkur Adam Vajshopi ndaloi haptazi anëtarësimin e hebrenjve në organizatën e tij, mund të konsiderohet e çuditshme që teoritë e konspiracionit mbi Iluminati, janë përdorur shpesh për të çuar përpara një axhendë anti-semite. Një nga shembujt e parë të tyre mund të gjenden në shkrimet e Nesta Helen Vebsterit, aktiviste politike e krahut të djathtë radikal, dhe anëtare e Unionit Britanik të Fashistëve.
Ajo ka luajtur një rol kyç në ringjalljen e teorisë së konspiracionit të Iluminatit, pas një shekulli ndërprerje. Vebster mësoi për Iluminatin për shkak të interesit të saj mbi Revolucionin Francez, ku u njoh me veprat e Baryel dhe Robisonit. Vebster vazhdoi të propagandojë punën e tyre dhe mbështesë një botëkuptim anti-semit të bazuar kryesisht tek Protokollet e të Urtëve të Zionit, një falsifikim rus i projektuar si propagandë anti-semite.
Interesante është se edhe Uinston Çërçilli u josh nga teoritë e Vebsterit, dhe në një artikull në “Illustrated Saunday Herald” shkruan: “Kjo lëvizje në mesin e Hebrenjve nuk është e re. Që në ditët e Spartakut-Vajshop tek ato të Karl Marksit, dhe më tej të Trockit (Rusi), Bela Kunit (Hungari), Roza Luksemburgut (Gjermani) dhe Ema Goldmanit (Shtetet e Bashkuara), këtij komploti mbarëbotëror për përmbysjen e qytetërimit aktual dhe rindërtimin e shoqërisë në bazë të zhvillimit të ndalur, keqdashjes ziliqare, dhe barazisë së pamundur, ka qenë vazhdimisht në rritje. Ajo ka luajtur, siç e ka thënë një shkrimtare modern, zonja Vebster, një rol të njohur në tragjedinë e Revolucionit Francez”. / www.bota.al