Analiza

New York Times: Ja si funksionon ISIS

isis functionGrupi i xhihadistëve të ISIS ka një strukturë të veçantë të organizimit. Mënyra se si ata financohen dhe për armët që përdorin, prestigjozia New York Times ka bërë një analizë.
Organizimi
Sipas dokumenteve të ISIS, të konfiskuara nga forcat irakiane e zyrtarët amerikanë, të para edhe nga studiuesi i Irakut, Hashim Alhashimi, Shteti Islamik në Irak dhe Siri ka një strukturë te detajuar të organizimit, që përshinë shumë funksione dhe juridiksione, shumë nga udhëheqësit e saj kryesorë janë ish-oficerë të ushtrisë së shpërbërë të Sadam Huseinit, të cilët janë të angazhuar në trajnimet ushtarake me teknikat terroriste që kanë përdorur për të luftuar trupat amerikane gjatë viteve të fundit.
Në krye të hierarkisë së ISIS qëndron i vetëshpalluri kalif, Abu Bakr al-Bagdad, i cili ka dy deputetë. Njëri prej deputetëve është përgjegjës për Sirinë, ndërsa tjetri për Irakun.
ISIS ka tri organe kryesore: Këshillin e Udhëheqjes, Kabinetin dhe Liderët Lokalë.
Këshilli i udhëheqjes- Baghdadi mbështetet në një numër të këshilltarëve të cilët kanë qasje drejtpërdrejt me të. Anëtarët e këtij këshilli ndihmojnë në trajtimin e dallimeve fetare, rendin e ekzekutimeve dhe ata janë përgjegjës për të siguruar që politikat të jenë në përputhje me doktrinën e ISIS.
Kabineti: Menaxherët mbikëqyrin departamentet si atë të financave, të sigurisë, të mediave, të burgosurit dhe për rekrutime.
Liderët lokalë: Të paktën dhjetëra deputetë në mbarë Irakun dhe Sirinë raportojnë tek dy deputetët kryesorë që janë për Sirinë dhe Irakun. Secili deputet lokal raporton tek deputeti kryesor i shtetit të cilit i përket. Shumica e këtyre liderëve lokalë kanë qenë zyrtarë të larë ushtarak gjatë sundimit të Sadam Huseinit.
Territori
ISIS me shpejtësi është duke zgjeruar kontrollin e saj në Irak dhe Siri, ku deri më tash ka arritur që të marrë nën kontrollin e saj qytete dhe qyteza pranë rrugëve kryesore nga kalojnë furnizimet e mëdha, si dhe vendkalimet kufitare.
Gjatë verës, ISIS ka arritur që të futet shumë thellë në Siri, duke rifituar territore që i kishte humbur gjatë luftimeve me grupet e tjera rebele. Ajo gjithashtu gjatë verës ka arritur që të marrë nën kontroll edhe disa baza ushtarake që janë në pronësi të Qeverisë. ISIS është duke u përpjekur që të konsolidojë kontrollin e saj përgjatë kufirit në mes të Irakut dhe Sirisë.
Gjithsesi, luftëtarët e ISIS kanë hasur në disa pengesa në Irak, ku sulmet ajrore amerikane kanë ndihmuar shumë forcat irakiane dhe kurde që të rimarrin nën kontroll Mosulin dhe qytetin Amerli.
Financimi
Miliona dollarë të fituar nga nafta kanë bërë që ISIS të jetë njëri nga grupet terroriste më të pasura në histori. Ekspertët vlerësojnë se vlera e prodhimit nga shumë uzina të naftës dhe rafineri që ISIS ka nën kontrollin e saj në Irak dhe Siri, fitojë 1 deri në 2 milionë dollarë në ditë.
ISIS kontrollon shumë fusha të naftës në lindje të Sirisë. Në korrik, luftëtarët e ISIS morën nën kontroll njërin prej vendeve më të pasura me naftë, në vendin e quajtur Omar, ku prodhohen rreth 30 mijë fuqi nafte në ditë, nëse punon në kapacitetin e saj të plotë. Kohët e fundit aty është prodhuar rreth një e treta e prodhimit maksimal ose në disa raste edhe më pak.
ISIS në qershor intensifikoi sulmet e saj mbi rajonet ku prodhohet nafta në Irak dhe në muajin gusht arriti të ketë qasje në rajonin kurd, i cili është i njohur si vendi më i pasur me naftë në vend. Eskpertët vlerësojnë se në fushat e naftës në Irak, që kontrollohen nga ISIS, mund të prodhohen 25 mijë deri në 40 mijë fuçi nafte në ditë, ku vlera e tyre minimale në tregun e zi llogaritet të jetë 1.2 milion dollarë.
Qeverisja
Kur marrin nën kontroll një qytet, ISIS zgjedh shërbimet që do të veprojnë aty, duke përdorur forcën brutale për të imponuar te masa e popullsisë vizionin e tyre të një shteti fundamentalist islamik. Policia fetare përkujdeset që dyqanet të jenë të mbyllura gjatë faljes së namazit dhe që gratë të jenë të mbuluara gjatë daljeve të tyre në publik, transmeton lajmi.net. Hapësirat publike janë të ndara me gardhe prej metali dhe në to është i vendosur flamuri i ISIS. Njerëzit e akuzuar për mosbindje ndaj ligjit dënohen përmes ekzekutimeve publike ose edhe përmes prerjeve të gjymtyrëve të trupit. Në të njëjtën kohë, ISIS i mban gjithmonë funksionale tregjet, furrat dhe pikat e karburantit.
Ushtria
Agjencia Qendrore e Inteligjencës beson se ISIS ka rreth 20 mijë deri në 31 mijë e 500 luftëtarë në Irak dhe Siri dhe se rreth 15 mijë xhihadistë të huaj janë rekrutuar.
Numri më i madh i luftëtarëve të huaj vijnë nga vendet e afërta myslimane, si Tunizia dhe Arabia Saudite. Kontingjentet më të vogla në numër të luftëtarëve të huaj janë nga Belgjika, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Armët
ISIS ka vjedhur armë, pajisje dhe instalime ushtarake irakiane dhe siriane që kapin vlerën qindra miliona dollarë. Qendra për Hulumtimin e Armatimeve të Konflikteve, e cila është një firmë private që heton trafikimin e armëve, ka arritur që të gjejë disa armë të vogla dhe raketa të përdorura nga ISIS, armë këto që janë siguruar nga luftëtarët e tjerë që vijnë nga Arabia Saudite dhe Amerika.
Në mesin e armëve që kjo kompani ka kontrolluar, ka qenë edhe një M16 dhe një pushkë M4, e cila ka qenë e vulosur “Pronë e Qeverisë së SHBA-ve”. Armë të tilla mund të hasësh edhe në duart e forcave të jashtëligjshme shiite në Irak, ku Shtetet e Bashkuara kanë dhënë qindra e mijëra armë të vogla, forcave mbështetëse gjatë okupimit të saj të gjatë.
Në pronësi të ISIS, gjithashtu ka edhe raketa anti-tank M79, që janë prodhim i ish-Jugosllavisë e që janë identike më raketat M79 që Arabia Saudite ua ka dhuruar rebelëve në Siri. /lajmi.net/

Leave a Reply

Back to top button