Histori

Nga Amerika tek Kosova, kush janë shtetet që e vetëshpallën pavarësinë, në historinë e njerëzimit

Pas referendumit të datës 1 tetor në Katalonjë, nuk përjashtohet mundësia e një vetëshpallje të pavarësisë, që do të ndante përgjithmonë rrugët e Spanjës me atë të Katalonjës. Një masë jo e ligjshme, që megjithatë në disa raste në historinë e njerëzimit ka dhënë rezultat.

Konkretisht, 12 herë qeveria ka vetëshpallur shtetin sovran, pa një miratim formal nga shteti prej të cilit po shkëputet. Rasti i fundit ishte ai i aneksimit të gadishullit të Krimesë, i cili deri në vitin 2014 ishte nën sovranitetin e Ukrahinës.

SHBA 1776. Në 4 korrik Kongresi i Filadelfias deklaroi që të 13 shtetet koloniale amerikano-veriore vetëshpalleshin si shtete të pavura nga sundimi britanik. Dokumenti që e mundësoi këtë shkëputje ishte Deklarata e Pavarsisë së Amerikës.

Shqipëria 1912. Territori që i përkiste me dekada Perandorisë Osmane shpalli pavarësinë, për shkak të rënies së kësaj të fundit dhe me mbështetjen e Austrisë dhe Italisë.

Irlanda 1919. E arriti pavarësinë në vitin 1922, pas një lufte që kulmoi me traktatin anglo-irlandez. Në vitin 1937 adoptoi një kushtetutë dhe emrin e saj aktual.

Rodesia 1965. Shtet i panjohur që ekzistonte aty ku sot është Zimbabve që zgjati nga 1970 deri në 1979. Qeveria me minorancë popullsi të bardhë vendosi të shpallte pavarësinë, për të vonuar një tranzicion egzekutimi me shumicë popullsi me ngjyrë.

Biafra 1967. Emri i një rajoni në juglindje të Nigerisë me shumicë popullsi vendase që zgjati nga 1967-1970, vit kur një luftë e gjakshme i dha fund një shteti të sapo lindur.

Bangladesh 1970.  Diskriminimet politike dhe gjuhësore nga ana e Pakistanit çuan në një luftë për pavarësi dhe me krijimin e Bangladeshit si një shtet të ri.

Republika turke e Qipros së veriut 1983. Është një shtet me njohje të kufizuar që kontrollon një të tretën e veriut të Qipros. Turqia është i vetmi vend që e njeh zyrtarisht pas 1983, ndërsa vendet e tjera njohin sovranitetin e Qipros mbi të gjithë ishullin.

Kroacia 1991. Për shkak të tensioneve në ish-Jugosllavi, Kroacia vetëshpalli pavarsinë dhe nisi luftën që provokoi ushtrinë serbe të sulmonte vendin. Konflikti mbaroi në 1995.

Sllovenia 1991. Në 25 qershor u bë shtet i pavarur i ish-Jugosllavisë pas një konflikti të armatosur të quajtur Lufta e 10 ditëve.

Abjasia 1992. Republikë e pavarur që nga viti 1992 e njohur me vështirësi nga komuniteti ndërkombëtar që e konsideron një republikë autonome që i përket Gjeorgjisë.

Kosova 2008.  Në 17 shkurt qeveria e Kosovës shpalli pavarësinë nga Serbia me mbështetjen e SHBA-së dhe me shumicës së vendeve të Bashkimit Europian.

Krimea 2014. Është një territor i diskutueshëm mes Rusisë dhe Ukrahinës. Që nga viti 2014 me ndërhyrjen ushtarake ruse u cilësua si republikë autonome, ndërsa qyteti i Sebastopolit u vendos si qytet federal.  / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button