Shendeti

Nga buron rezistenca ndaj antibiotikëve? Ja çfarë thotë studimi më i ri

Antibiotikët janë ilaçe që luftojnë infeksionet e shkaktuara nga bakteret. Që nga zbulimi i tyre aksidental në vitin 1920 nga Aleksandër Fleming, ato e kanë revolucionarizuar tërësisht mjekësinë. Antibiotiku i parë, penicilina, u prodhuar dhe u tregtua për t’u përdorur kryesisht për trajtimin e ushtarëve që u prekën nga infeksionet e ndryshme, në fushën e betejës së Luftës së Dytë Botërore.

Me komercializimin dhe përdorimin e shtuar të antibiotikëve, shëndeti i përgjithshëm i njerëzve dhe cilësia e jetës së tyre u përmirësuan ndjeshëm. Por nga ana tjetër,kjo krijoi gjithashtu një problem edhe më të madh:rezistencën ndaj antibiotikëve.

Kjo dukuri u bë një problem serioz shumë shpejt pas rritjes së ndjeshme të përdorimit të penicilinës. Rezistenca ndaj antibiotikëve, është një kërcënim i madh për mjekësinë. Ky problem është përkeqësuar nga fakti se shkencëtarët nuk e kuptojnë ende se nga e ka origjinën.

Gjithsesi, studiuesit në Universitetin e Gothenburgut në Suedi, e kanë zgjidhur pjesërisht këtë mister, duke identifikuar origjinën e rezistencës ndaj antibiotikëve. Një studim i kohëve të fundit i botuar në “Nature Communications Biology Journal” nga Larson, Ebmejer dhe ekipi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Universiteti i Gotenburgut, u krye me synim identifikimin e origjinës së gjeneve rezistente tek bakteret.

Për këtë studim, studiuesit kërkuan bazat e të dhënave në dispozicion mbi origjinën e gjeneve të rezistencës. Ata gjetën 3342 artikuj mbi këtë temë, nga të cilët 43 përputheshin me kriteret e vlerësimit, të cilat u përdorën për analiza të mëtejshme.

Studiuesit prisnin të gjenin bakteret që prodhojnë antibiotikët si burimin kryesor. Besohej se ato përmbanin gjenet e rezistencës lëvizëse në gjenomin e tyre si një mekanizëm vetëmbrojtjeje. Sidoqoftë, rezultatet e studimit ishin krejtësisht të ndryshme.

Larson dhe ekipi i tij gjetën 37 grupe gjenesh të lëvizshme të rezistencës ndaj antibiotikëve që e kishin origjinën nga patogjenët jo-riprodhues. Gati të gjithë ata kishin kontakte të ngushta me njerëz dhe kafshë. Dhe thuajse të gjitha këto baktere u zbuluan se i përkisnin specieve gram-negative të proteobaktereve.

Interesant është fakti se më shumë se një gjen i rezistencës u zbulua se buronte nga një bakter. Megjithatë, pohojnë se ekziston një paragjykim ndaj specieve proteobaktere në bazat e të dhënave të disponueshme. Ata shpresojnë që me kalimin e kohës të studiohen dhe analizohen më shumë gjenome, në mënyrë që të identifikohet plotësisht origjina jo-infektive dhe jo-proteobakteriale e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Back to top button
Close
Close