PSG e ka sulmin të mbipopulluar dhe duhet të shesë, Diego Costa jashtë skuadre tek Chelsea pret Atleticon. Edhe Barcelona kërkon të shesë
Pas Neymar dhe Mbappe, tani duhet shitur. Dhe PSG ka vetëm pak orë për të zbrazur organikën si dhe t’i japë një sinjal vullneit të mirë, UEFA-s dhe klubeve rivale në Champions, të irrituar prej shpenzimeve të çmendura të emirit të Katarit. Në të vërtetë, Mbappe vjen formalisht si hua nga Monaco, me të drejtë blerje në fund të sezonit, pikërisht për të shmangur një gjobë.
Neymar po regjistron që tani rekord në shitjen e fanelave dhe do të sjellë të ardhura prej sponsorëve dhe shitjeve të tjera. Pra, 402 milionët e shpenzuar deri tani, nuk e prekin ekuilibrin financiar të emirit të Katarit, por gjithësesi disa lojtarë duhen shitur. Në vitrinë janë Di Maria, Draxler, Pastore dhe shumë të tjerë. Në realitet, i pari është Lucas, që ka refuzuar të shërbejë për shkëmbim me Mbappenë. Neymar ia mohon vendin edhe Pastores në sulm. Megjithatë, argjentinasi ka shkruajtur në rrjetet sociale se ndihet “100 përqind parizien”. Kështu, vëmendja zhvendoset tek Di Maria, të cilin Messi do ta donte tek Barcelona. Vlerësohet 50 milionë nga katalanasit, por traineri Emery e konsideron të domosdoshëm. Pastaj, tre futbollistë presin fëmijë dhe sipas L’Equipe, bashkëshortet duan të qëndrojnë në Paris. Edhe Draxler, zyrtarisht. Megjithatë, agjenti i tij po teston tregun anglez për të gjetur një skuadër për gjermanin, që në janar erdhi për 40 milionë.
ÇESHTJET
Janë dy çështje me spec. Krychoviak, i paguar 30 milionë verën e kaluar, i ardhur nga Sevilja si njeriu i Emery por përfundoi jashtë formacioni, me një pagë 4.8 milionë që i tremb blerësit. Ben Arfa pretendon 7 milinë të mbetura, paga dhe bonuse. Valencia pret Guedes në formë huaje. PSG mund të marrë 25 milionë euro nga Totenhemi për Aurer. Deri tani, skuadra pariziene ka shitur Matuidi tek Juve (20 milionë pa bonuse), Augustin tek Laipcig për 16 dhe Sabaly tek Bordo për 4. Shumë pak, qoftë edhe për të bërë gjoja sikur llogaritë dalin.
OKAZIONE
Por PSG nuk është vetëm. Ka të ngjashëm. Si për shembull Barcelonën: talenti Munir nuk ka as numër fanele, por klubi katalanas kërkon afro 20 milionë; Marlon shkoi tek Nisë ndërkohë që askush nuk e do Vermaelen, i rikthyer pas një sezoni zhgënjyes tek Roma. Pastaj është Arda Turan. Nëse turku është ende si në kohët e Atletikos, do të ishte goditje e madhe për atë që do e blejë. Ashtu si Thomas Mueller, në përplasje me Ancelotin tek Bayerni, që gjithashtu po kërkon një vend për të shitur Renato Sanches.
Në Londër është Diego Kosta i përjashtuar nga Chelsea me sms e Contes: sulmuesi pret gjithësesi Atletikon e Madridit, dhe do vazhdojë të presë, duke qenë se Colchoneros e kanë merkaton të bllokuar deri në janar. / Bota.al