Bota

Nga fëmijëria në RDGJ, tek mandati i katërt. Rekordi i mundshëm i Angelës

Pas 16 vitesh në krye të Kristian demokratëve dhe tre mandateve si kancelare, Angela Merkeli është gati për një sfidë të re: rikandidimin për mandatin e katërt

screen-shot-2016-11-21-at-15-46-02

Pasi ka shkruar një faqe të dyfishtë të historisë në vitin 2005, duke u bërë e para grua dhe e para politikane e rritur në Gjermaninë Lindore merr postin e Kancelares, nëse Merkeli do të arrijë të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit 2017, për të do të nisë numërimi mbrapsht drejt një tjetër rekordi: ai i kancelares me më shumë vite në dtyrë.  Në këtë pikëvështrim do të përballet me precedentët e Konrad Adenauerit dhe Helmut Kohlit. Nëse do të arrinte të përmbushte të gjithë mandatin prej 4 vitesh, mund të thyejë edhe rekordin e ish mentorit të saj, Helmut Kohl, i cili qëndroi kancelar për 16 vjet, nga 1992 deri në 1998. Nëse nuk do ta përfundonte legjislaturën, mund të barazonte Adenauerin, kancelar i Gjermanisë Perëndimore për 14 vite, na 1949 deri në 1963, shkruan bota.al.

“MAMAJA” e gjermanëve e favorizuar në sondazhe

E mbiquajtur Angie, Merkeli vazhdon që të jetë favorite në sondazhe, pavarësisht tensioneve me aleatin bavarez të CDU-së, CSU-në, që kërkonte një zhvillim më djathtas për politikën e saj të migrimit si dhe frenuar përparimin e votës ksenofobe. Dhe triumfi i Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA i ka ridhënë vlerë, si element qëndrueshmërie globale, aq sa presidenti i SHBA, Barack Obama, në vizitën e tij më të fundit në Berlin, ka thënë që, nëse do të ishte gjerman, do të votonte për të.

Tre fitoret ndaj SPD, që nga 2005-a

Merkel, e cila në korrik mbush 63 vjeç, do të riprovojë në shtator 2017, pasi ka mundur tashmë tre socialdemokratë në zgjedhjet e mëparshme: ish kancelarin Schroeder në 2005, ministrin e saj të jashtëm Frank Valter Steinmeier në 2009 dhe ish ministrin e financave, Peer Steinbruck në 2013.

Masa shtrëngimi dhe gjakftohtësi

Gjatë tre mandateve të tij saj kancelare ka alternuar profilin e liderit të palëkundur, që imponon masa shtrënguese, me atë të “mamasë”, që duek mos patur fëmijë vetë, adopton bashkatdhetarët e saj, si për t’i qortuar, edhe për t’i mbrojtur ata. Gjakftohtësia është arma me të cilën ajo ka fituar, kundër të gjithë atyre që kanë bërë gabim duke e nënvlerësuar, qoftë kafsha politike Schröder, qofshin baronët konservatorë të cilët janë përpjekur për ta bllokuar në rrugën e saj.

Emancipimi nga Kohli dhe ngjitja në CDU

Data kyçe në ngjitjen e saj ishte 22 dhjetori 1999, kur ftoi CDU që të “emancipohet” nga patriarku Kohl. Merkel ishte sekretare e përgjithshme e CDU, atëherë në opozitë, dhe në pikiatë, për shkak të një skandali të llogarive sekrete të epokës së Kohlit. Me thirrjen e saj për të kthyer faqe, Merkel u bë Presidente e CDU, pas dorëheqjes së ish-delfinit të Kohlit, Volfgang Schäuble, i goditur nga skandali. (bota.al)

Fëmijëria në RDGJ dhe bashkëshorti i parë, emrin e të cilit mban ende

Deri në atë moment, asgjë në biografinë e saj nuk dukej se e drejtonte për t’u bërë një udhëheqëse globale. Angela Dorothea Kassner, emri i pagëzimit i kancelares, ka lindur në vitin 1954 në Hamburg dhe ajo u rrit në RDGJ, Gjermaninë komuniste Lindore, në kishën e famullisë ku babai i saj ishte pastor. Pas studimeve në Leipzig dhe Berlin, larg nga shtëpia, duke u martuar në moshën 23 vjeç me shokun e studimeve, Ulrich Merkel, mbiemrin e të cilit ajo e mban ende, edhe pse martesa e tyre zgjati vetëm pesë vjet. Njohu Joachim Sauer, atëherë i martuar dhe me dy fëmijë, i cili u bë këshilltar i saj për tezën e doktoraturës në fizikë; të dy u martuan, pas disa vitesh bashkëjetesë, në vitin 1998.

Rënia e Murit

Merkel nuk ishte në mesin e qindra-mijëra njerëzve të Gjermanisë Lindore më 9 nëntor 1989, që me përqafime dhe birra festuan rënien e Murit të Berlinit, por sapo dëgjoi lajmin teksa dilte nga sauna e saj e përjavshme, preferoi që të shkojë në shtëpi, për shkak se do të zgjohej herët në mëngjes. Ajo kishte qenë sekretare e propagandës mes të rinjve komunistë të RDGJ, por edhe para rënies së murit kishte qenë në kontakte me grupet opozitare.

Kur Kohli e zgjodhi si ministre

Në shkurt të vitit 1990 hyri në CDU, dhe në vitin 1991 Kohli e zgjodhi si ministre e Grave dhe të Rinjve. Më pas u bë sekretare e përgjithshme dhe më në fund, natyrisht, Kryetare e CDU. Por edhe në këtë pozicion ajo mori disa goditje, të tilla si për shembull caktimin e bavarezit Edmund Stoiber, si kandidat për kancelarinë kundër Schröderit në vitin 2002. Stoiber dështoi dhe, tre vjet më vonë, ishte pikërisht Merkeli që fitoi zgjedhjet duke u bërë kancelare. Nëse deri atëherë asnjë nga rivalët kishte arritur ta mundte, që nga ai moment ajo është bërë e pandalshme. / ilgiornalewww.bota.al

Leave a Reply

Back to top button