Enciklopedike

Nga fiksimi se mos sëmuresh, mund të lindin edhe kryevepra!

Screen Shot 2016-05-17 at 09.31.19

Babai i të gjithë hipokondriakëve (të sëmurëve imagjinarë) ka një emër: është Argante, apo Argan në frëngjisht. Quhet kështu hipokondriaku protagonist i komedisë më të bukur që është shkruajtur ndonjëherë mbi këtë temë: I sëmuri imagjinar, kryevepër e komediografit të madh të gjashtëqindës, Molierit (1622-1673), dhe që nga ai vetë u vu në skenë në 10 shkurt 1673.

Një hipokondriak i madh ishte edhe piktori surealist Salvador Dali (1904-1989), një njeri që në përgjithësi pati shëndet të mirë, por që ishte gjithë kohës i fiksuar prej sëmundjeve. Nevrotik, ekscentrik, kompleks, gjenial, Dali ishte një hipokondriak që në moshë të re, dhe disa prej biografëve të tij kanë shkruajtur se shkak ishin sëmundjet e shumta që kishte kaluar në fëmijëri. Disa prej veprave të tij, si Endrra e shkaktuar nga fluturimi i një blete, realizuar në 1944, arrijnë të përshkruajnë shumë mirë reagimin e pavetëdijshëm hipokondriak të piktorit, nga një thumbim banal i bletës.

Leave a Reply

Back to top button