Bota

Nga lufta civile tek Donald Trumpi: sfida e përjetshme mes demokratëve dhe republikanëve

 

lct

Alfredo Mantici

Aspekti më i spikatur i fitores së Donald trumpet në Super të Martën nuk qëndron aq shumë në faktin që ka mundur me distancë të madhe kundërshtarët e tij kryesorë, Ted Cruz dhe Marco Rubio, të cilët madje “luanin në shtëpi”, duke qenë të dy nga jugu. Befasia e vërtetë është që një republikan nga Nju Jorku ka mbledhur kaq shumë vota në shtete jugorë, si Xhorxhia dhe Tenesi, Alabama dhe Arkansasi, si dhe Virxhinia, të gjithë shtete ku është ende e gjallë kujtesa e humbjes  së Konfederatës së Jugut në vitin 1865, në fundin e luftës civile, dhe në të cilët republikanët janë përfaqësimi i përhershëm i Veriut të urryer, industrial, konsumist dhe kozmopolit.

Mund të tingëllojë si paradoks, që pas më shumë se një shekulli e gjysmë, kujtimet e luftës civile mbijetojnë ende në politikën dhe shoqërinë amerikane, por nuk është kështu, po të mendosh që flamuri amerikan u vendos në Atlanta të Xhorxhias, vetëm në vitin 1947. Ishte pikërisht zgjedhja, për herë të parë në historinë e Amerikës, e një kandidati republikan në Shtëpinë e Bardhë në nëntor 1860, që i dha shtysë shkëputjes së Karolinës së Jugut, dhe që, e pasuar nga shkëputje e dhjetë shteteve të tjerë jugorë, në prill të vitit pasardhës ndezi luftën civile…

[real3dflipbook id=”998″]

Leave a Reply

Back to top button