Bota

Nga Napoli, kënga për koronavirusin që mallëngjeu botën: Njerëz si ne nuk dorëzohen kurrë!

Teksa Italia gjendet në një luftë me koronavirusin, disa banorë kanë vendosur të këndojnë së bashku, nga ballkonet e shtëpive të tyre.

Në një zonë të Napolit, të gjitha kanë dalë në pallatet e tyre duke kënduar. “Njerëz si ne nuk do të dorëzohen kurrë”, si një mesazh që përcillet me qendresë dhe krenari.

Ashtu siç janë, aty ku gjenden, të izoluar, banorët bëhen bashkë dhe harmonikisht këndojnë “Abbracciame” (“Përqafomë”) të Andrea Sannino-s. Gjesti ka bërë xhiron e botës menjëherë duke i mallëngjyer të gjithë…

Kënga tjetër që napoletanët këndojnë në ballkonet e tyre, “Abbracciame”, është xhiruar në zonën e Rrugës Duomo. Kënga fillimisht dëgjohet nga dritaret e një apartamenti, por më pas ajo shndërrohet në kor në të gjithë lagjen, për t’u dhënë zemër të gjithëve, për t’u thënë të gjithëve se edhe nëse janë fizikisht larg kënga mund t’i bashkojë përsëri në përqafim. Ndiqini te treja videot:

Leave a Reply

Back to top button