Covid19

Nga nesër, Anglia vë në zbatim operacionin për gjurmimin e koronavirsit

Një shërbim që do të gjurmojë COVID-19 do të nisë në Angli të enjten për të ndihmuar në heqjen e masave të bllokimit, tha kryeministri Boris Johnson.

“Nga nesër, do të ekzistojë një operacion i ri testimi dhe gjurmimi, i cili do të ndryshojë jetën e njerëzve dhe do të kërkojë bashkëpunim të madh, por unë mendoj se do t’ia vlejë për kombin, “i tha Johnson një komiteti ligjvënësish sot.

Shërbimi, i cili do të ketë një grup pune prej 50,000 personash për të testuar dhe identifikuar kontaktet e secilit që teston pozitivisht për virusin, nuk do të përfshijë fillimisht aplikacionin që është thelbësor për gjetjen e kontakteve anonime. Qeveria nuk dha një datë se kur do të vendoset teknologjia e smartphone./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button