- Si në një rreth vicioz, saga e terrorit ka nisur pikërisht në kryeqytetin francez: në 25 janar 1995, shpërthen stacioni i metrosë në Saint-Michel. Shpërthimi shkakton 8 viktima, prapa atentatit është dora e ekstremistëve algjerianë.
- Irlanda e Veriut, 15 gusht 1998: një organizatë pranë IRA-s 9Irish republican Army) merr përsipër atentatin që shkaktoi vdekjen e 29 vetëve në Omagh, në provincën e Ulsterit. Atentati u krye me autobombë.
- Madrid, mega atentat në 11 mars 2004, më i përgjakshmi që ka ndodhur deri tani në Europë: dhjetë shpërthime në katër trena të ndryshëm, 191 të vdekur dhe më shumë se 2000 të plagosur. Prapa sulmeve, Al Kaeda.
- Në 7 korrik 2005, katër kamikaze zbarkojnë në Londër dhe përzihen me njerëzit në tre trena dhe një autobus, duke çuar në botën e përtejme 56 civilë.
- Në Osli, në 22 korrik 2011, ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik vret 8 persona, duke vendosur një bombë pranë ndërtesës së qeverisë norvegjeze dhe më pas qëllon me armë kundër 69 studentëve në një kamp veror, të organizuar nga partia laburiste e Utoyas.
- Rikthehemi në Francë, 11 mars 2012: Mohamed Ferah, franko-algjerian, vret 3 ushtarakë në Tuluzë dhe në Montauban, dhe tetë ditë më vonë futet në një shkollë hebrenjsh duke vrarë 3 sduentë dhe një profesoreshë.
- Në Burgas, Bullgari, humbin jetën gjatë një shpërthimi 5 turistë izraelitë, në 18 korrik 2012. Pista e hetimit çon tek Hezbollahu.
- Hebrenjtë gjithmonë në shënjestër: 24 maj 2014, në muzeun hebraik të Brukselit, franko-algjeriani Mehdi Nemmouche vret 4 vizitorë, nga të cilët 2 izraelitë.
- Mbërrijmë tek blici i vëllezërve Kouachi dhe Amedy Coulibaly, të dërguar nga ISIS, në redaksinë pariziene të Charlie Hebdo, në 7 janar 2015: 12 të vdekur. Dy ditë më vonë, në supermerkaton e Porte de Vincennes, viktimat janë 8.
- Në fund, në natën mes 13 dhe 14 nëntorit, 130 të vdekurit në teatrin e luftës të Parisit. Mbyllja e një qarku që duket i pafundëm./Il Giornale – Bota.al
1 minute read