Bota

Nga Rusia, me dashuri. Vladimir Putini po mendon t’i bëjë një dhuratë Donald Trumpit

Rusia po mendon kthimin e Edward Snowdenit përsëri në Shtetet e Bashkuara, si një “dhuratë” për Presidentin Donald Trump, sipas një raporti të inteligjencës së SHBA.

Trump e ka quajtur denoncuesin një ‘spiun’ dhe një ‘tradhtar’ që meriton të ekzekutohet.

Dorëzimi i Snowdenit është një përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin për t’i “ofruar një nder” Trumpit, i tha NBC News të premten, një zyrtar i lartë amerikan që ka njohuri të informacioneve sensitive të shërbimit të fshehtë rus.

Avokati i Snowden, Ben Wizner, tha se ai nuk ishte në dijeni të planeve për të ekstraduar klientin e tij. “Ekipi mbrojtës i Snowden ka marrë asnjë sinjal të tillë dhe nuk ka asnjë arsye të re për t’u shqetësuar”, tha Wizner.

Administrata Trump duhet të jetë e kujdesshme në pranimin e ndonjë oferte nga Putin në këtë drejtim, tha ish-zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare, Juan Zarate. Për Rusinë, do të ishte një avantazh i dyfishtë. Ata kanë nxjerrë tashmë nga Snowdeni informacionet që kanë dashur dhe me siguri e kanë përdorur atë për të mundur SHBA sa i përket përgjimeve dhe aktivitetit kibernetik. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close