Horizonti.al

Ngjarje historike që u nxitën nga rrethanat e pazakonta: Çarls Uitman u ndikua nga një tumor

Screen Shot 2016-08-27 at 22.50.52Në 1 gusht të vitit 1966, ish-marinari Çarls Uitman u ngjit në majë të kullës së orës në kampusin e Universitetit të Teksasit në Ostin. Ai vrau 13 persona dhe plagosi 32 të tjerë. Përveç kësaj, ai vrau nënën dhe gruan e tij. Po çfarë e çoi Uitmanin drejt këtij akti të pakuptimtë e shkatërrues? Gjatë autopsisë në trurin e tij, u gjet një shpjegim i mundshëm. Një lloj tumori i quajtur glioblastoma në madhësinë e një monedhe të vogël u zbulua teksa ishte në zmadhim e sipër në talamusin e tij, duke prekur hipotalamusin e tij dhe shtypur amigdalën.

Kjo e fundit është përgjegjëse për rregullimin emocional, dhe padyshim që tumori luajti një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e shëndetit mendor të Uitmanit. Ndërsa veprimet e tij ishin krejtësisht të dënueshme, zbulimi hedh disi dritë mbi atë se si faktorët biologjikë mund të luajnë një rol të rëndësishëm tek aktet kriminale. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button