Në një ditë maji të vitit 1981, banorët e qytetit të Nafplionit, në jug të Greqisë, u zgjuan nga një shi i madh me bretkosa të gjelbra. Mijëra bretkosa të vogla, secila nga pak gramë peshë, ranë nga qielli dhe filluan të kërcenin nëpër rrugë.
Shkencëtarët e Institutit të Meteorologjisë së Athinës formuluan shpjegimin e zakonshëm:një shtjellë ajri nga Afrika e Veriut kishte thithur bretkosat nga një moçal, duke i transportuar për mijëra kilometra në të gjithë Mesdheun.,deri në Nafplion.
Çuditërisht, shumë pak prej tyre kishin ngordhur, si pasojë e atij udhëtimi të dhunshëm. Të tjerat u përshtatën mrekullisht në mjedisin e tyre të ri. Mëegjithatë disa prej banorëve të Nafplionit u ankuan, se gjatë natës bretkosat bënin shumë zhurmë, dhe nuk i linin të flinin./Bota.al