Bota

Ngjarjet kryesore të botës gjatë vitit 2015

Screen Shot 2015-12-23 at 23.05.28

Nga atentatet e grupit të Shtetit Islamik, veçanërisht kundër Francës, tek ndërhyrja ushtarake e Moskës në konfliktin sirian dhe kriza e imigrantëve, më poshtë vijojnë ngjarjet që kanë dominuar globin në vitin 2015.

– JANAR –

– 7-9 janar: FRANCË – Një seri atentatesh godasin të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” (12 të vdekur, pesë prej të cilëve karikaturistë), një supermarket (katër hebrenj të vrarë) dhe një police bashkiake. Tre autorët e dyshuar, të cilët u vranë nga forcat e sigurisë, ishin mbështetës të Al-Kaedas në gadishullin arabik (Aqpa) dhe Shtetit Islamik.

– 26 janar: SIRI/IRAK/LIBIE – Shteti Islamik është larguar nga Kobane, qytet sirian në kufirin turk, pas më shumë se katër muaj luftimesh të ndërmarra nga forcat kurde me mbështetjen e sulmeve të koalicionit drejtuar nga SHBA-ja.

Grupi ka humbur gjithashtu dhe Tikritin në Irak, me mbështetjen e shfaqur të Iranit, por ka arritur të marrë në muajin maj qytetin antik të Palmirës dhe ka shtrirë rrezen e veprimit në Libi, ku kontrollon që prej muajit qershor Sirtën, qyteti i lindjes së Mouamar Kadafit.

-SHKURT-

– 12 shkurt: UKRAINË – Marrëveshje Minsk 2 mes rebelëve prorusë dhe Kievit pas një ndërmjetësimi franko-gjerman duke parashikuar një armëpushim dhe rimarrjen nga Ukraina të kontrollit të kufirit të saj me Rusinë. Megjithatë përplasjet janë intensifikuar që prej fillimit të muajit dhjetor. Konflikti në lindjen separatiste proruse që prej muajit prill 2014 ja shkaktuar më shumë se 9 000 të vdekur.

-MARS-

– 17 mars: IZRAEL/PALESTINEZË – Fitorja në zgjedhjet legjislative të partisë Likud të kryeministrit, Benjamin Netanjahu, i cili do të formonte qeverinë e katërt. Vazhdimi i kolonizimit të territoreve të pushtuara dhe pengesat në procesin e paqes kanë shkaktuar që prej muajit tetor një përshkallëzim të dhunës.

– 18 mars: TUNIZI – Një atentat kundës muzeut të Bardos në Tuniz shkaktoi 22 të vdekur, 21 prej të cilëve turistë të huaj. Më 26 qershor, një sulm tjetër kundë r një hoteli në Susse shkaktoi 38 të vdekur, 30 prej të cilëve britanikë dhe më 24 nëntor, një autobus i sigurisë presidenciale u sulmua në Tuniz (12 të vdekur). Këto atentate u morën përsipër nga Shteti Islamik.

– 24 mars: FRANCË – Një Airbus A320 i kompanisë “Germanwings”, filial i grupit “Lufthansa”, që bënte linjën Barcelone-Dyseldorf, u rrëzua në jug të Francës, 150 të vdekur. Sipas hetuesve, avioni ishte lënë të rrëzohej nga bashkëpiloti gjerman, i cili vuante nga probleme të rënda psikologjike.

– 26 mars: JEMEN – Një koalicion arab, i drejtuar nga Arabia Saudite, ndërhyn për të ndaluar avancimin e rebelëve houthis, akuzuar se mbështeteshin nga Irani shiit. Konflikti ka shkaktuar që prej asaj kohe 6 000 të vdekur.

-PRILL-

– 2 prill: KENIA/SOMALI – Islamikët somalezë shebab, lidhur me Al-Kaedën, sulmojnë universitetin e Garissas (në lindje të Kenias): 148 të vdekur, 142 prej të cilëve studentë.

– 19 prill: Kriza e imigrantëve – 800 imigrantë, pjesa më e madhe afrikanë, humbin jetën në brigjet libiane pas mbytjes së anijes së tyre. Më shumë se 3 500 të vdekur apo të zhdukur janë regjistruar në vitin 2015 në Mesdhe.

– 25 prill: NEPAL – Rreth 8 900 persona humbin jetën pas një tërmeti që goditi pjesën qendrore të vendit.

– 26 prill: BURUNDI – Fillojnë trazirat që kanë shkaktuar qinra të vdekur gjatë manifestimeve të shtypura ashpër, për pas përplasje mes forcave të sigurisë, pas kandidaturës së kundërshtuar të Pierre Nkurunziza për një mandat të tretë.

-MAJ-

– 7 maj: Britania e Madhe – Partia konservatore merr një fitore të gjerë në zgjedhjet legjislative. David Cameron, rikonfirmon vullnetin për organizimin e një referendumi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja deri në fund të vitit 2017.

– 29 maj: NIGERI – Betimi i Muhammadu Buharit, i cili vendo si si prioritet shtypjen e kryengritjes së Boko Haramit. Por më shumë se 1 500 persona janë vrarë që prej kësaj kohe nga grupi, dhe sulmet janë rritur në rajonet kufitare të Kamerunit, Çadit dhe Nigerit.

-QERSHOR-

– 17 qershor: SHBA – Nëntë persona humbën jetën në një kishë afro-amerikane në SHBA, njoftoi sot media amerikane. Vrasjet ndodhën në kishën episkopale ‘Emanuel African Methodist’ në Charleston, Karolina e Jugut

-KORRIK –

– 1 korrik: SHBA/KUBË – SHBA-ja dhe Kuba rivendosin marrëdhëniet diplomatike, të ndërprera që prej 54 vjetësh, pas një takimi historik më 11 prill mes Barack Obamës dhe Raul Castros në Panama.

– 13 korrik: GREQI – Pas nevociatave të vështira, kryeminisitri, Aleksis Cipras, dalë nga e majta radikale, nënshkruan një marrëveshje me kreditorët e Greqisë për një plan të tretë ndihme me vlerë 86 miliardë euro në këmbim të masave të ashpra shtrënguese. Më 20 sht ator, partia e tij Syriza fiton sërish zgjedhjet legjislative.

– 14 korrik: IRAN – Marrëveshje historike mes grupit 5+1 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Kinë, Rusi dhe Gjermani) dhe Iranit, që i dha fund 12 viteve tension rreth çështjes bërthamore iraniane. Marrëveshja parashikon një reduktim të kapaciteteve bërthamore të Teheranit në këmbim të heqjes së sanskioneve ndërkombëtare.

-GUSHT-

– 12 gusht: KINË – Disa shpërthime të mëdha në një depo të prodhimeve kimike shkatërrojnë rajonin e Tianjinit. Të paktën 165 të vdekur.

-SHTATOR-

– 5-6 shtator: IMIGRANTË/GJERMANI/BE – Më shumë se 20 000 imigrantë dynden në Gjermani. Berlini lehtëson rregullat për pritjen e refugjatëve pas emocioneve të shkaktuara nga imazhi i trupit të Aylanit të vogël, nxjerrë nga deri në një plazh turk.

BE është e ndarë përballë krizës më të rëndë të imigracionit që prej Luftës së Dytë Botërore (rreth nj ë milionë imigrantë). Vendet kanë shtrirë kontrollet për identitetin në kufijtë, të tjerë kanë ngritur barriera, ashtu si Hungaria në mes të muajit tetor.

– 18 shtator: SHBA/Gjermani – Volkswagen akuzohet për shkelje të vullnetshme të disa rregullave kundër ndotjes. Gjigantii automjeteve pranon se deri në 11 milionë makina në botp janë pajisur me një pajisje që falsifikon rezultatet e testeve kundër ndotjes.

– 19-22 shtator: VATIKAN – Vizitë historike e papa Françeskut në Kubë, pasuar nga një udhëtim shumë intensiv në SHBA. Në fund të muajit nëntor, papa shkon në Kenia, Uganda dhe në Afrikën Qendrore, shkatërruar nga dhuna ndërkomunitare.

– 24 shtator: ARABI SAUDITE – Të paktën 2 236 pelegrinë humbën jetë gjatë pelegrinazhit në Mina, pranë Mekës, katastrofa më e rëndë në historinë moderne të haxhit.

– 30 shtator: SIRI/RUSI – Rusia fillon një fushatë intensive sulmeshajrore për t’i ardhur në ndihmë regjimit të aleatit të tij, Bachar al-Assad duke konfirmuar se kishte si shënjestër grupet xhihadiste si dhe Shtetin Islamik. Por, ajo është akuzuar shpesh nga rebelët dhe vendet përëndimore si shkaktare e viktimave civile dhe për shënjestrim të grupeve jo xhihadiste.

-TETOR-

– 3 tetor: AFGANISTAN – Një bombardim amerikan në spitalin e Mjekëve pa Kufi në Kunduz shkakton 42 të vdekur. Më 8 dhjetor, një ofensivë talebane në aeroportin e Kandaharit shkakton 50 të vdekur. Në muajin tetor, Uashingtoni njofton mbajtjen e mijëra ushtarëve amerikanë mbas vitit 2016 për të mbështetur Kabulin përballë kryengritësve islamikë.

– 19 tetir: KANADA – Liberali, Justin Trudeau fiton zgjedhjet legjislative duke i dhënë fund një dekade në pushtet të konservatorëve. Ai u betua si kryeministër më 4 nëntor.

– 29 tetor: KINË – Kina njofton fundin e politikës për lindjen e vetëm një fëmije duke lejuar çi ftet të kenë dy.

– 31 tetor: EGJIPT/RUSI – 224 pasagjerët e një Airbus A321 rus humbin jetën pas rrëzimit të avionit të tyre në Sinai, marrë përsipër nga Shteti Islamik.

-NËNTOR-

– 1 nëntor: TURQI – Fitore e gjerë në zgjedhjet legjislative të partisë (AKP) të presidentit islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan, në sfondin e rifillimit të konfliktiti të rebelëve kurdë të PKK-së me pushtetin dhe pas një atentati më 10 tetor në Ankara (103të vdekur) marrë përsipër nga Shteti Islamik.

– 7 nëntor: KINË/TAJVAN – Takim historik në Sigapor mes presidentëve kinez, Xi Jinping dhe tajvanez, Ma Ying-jeou, samiti i parë që prej 1949.

– 8 nëntor: BIRMANI- Lidhja Kombëtare për Demokracinë (LND) e opozitare dhe fitueses së çmimit Nobel për paqe Aung San Suu Kyi fiton gjerësisht zgjedhjet legjislative, zgjedhjet e para që prej 25 vitesh.

– 13 nëntor: FRANCË: – 130 persona të vrarë në Paris d he më shumë se 350 të plagosur në sulmet e marra përsipër nga Shteti Islamik. Atentatet u kryen në një sallë koncertesh, në tarracat e kafeneve dhe restoranteve dhe pranë stadiumit “Stade de France”. MË 15 nëntor, avionët francezë bombardojnë masivisht bastionin e Shtetit Islamik në Siri, Raqa.

– 20 nëntor: MALI – Një sulm kundër një hoteli ndërkombëtar në Bamako shkakton 20 të vdekur, marrë përsipër nga Al-Kaeda në Maghrebin islamik.

– 24 nëntor: RUSI/TURQI – Aviacioni turk rrëzon në kufirin sirian një bombarduese ruese, që sipas ANkarasë, kishte shkelur hapësirën e saj ajrore duke i zhytur dy vendet në një krië të rëndë diplomatike.

-DHJETOR-

– 2 dhjetor: SHBA – Të paktën 14 persona humbën jetën pas hapjes zjarr nga të paktën tre persona në San Bernardino, Kaliforni.

– 6 dhjetor: VENEZUELË – Opozita e bashkuar në një koalicion të qendrës së djathtë fiton maxhorancën parlamen tare për herë të parë prej 16 vjetësh.

– 12 dhjetor: KLIMA – Pas disa vitesh negociata, një marrëveshje për të luftuar kundër ngrohjes klimatike u miratua nga 195 vende të mbledhura në Burget (në veri të Parisit) gajtë konferencës së OKB-së për klimën (COP21).

– 16 dhjetor: SHBA – Rezerva federale (Fed) poblikon normën e interesit për herë të parë në 10 vjet.

– 18 dhjeto r: SIRI – Rezolutë e Këshillit të Sigurimit që konfirmon një plan ambicioz amerikano-rus për një armëpushim dhe një zgjidhje politike të konfliktit (më shumë se 250 000 të vdekur dhe miliona të larguar).

– 20 dhjetor: SPANJË – Partia Popullore (e djathtë) kryeson në zgjedhjet legjislative, por humb maxhorancën absolute.

– 21 dhjetor: FOOT/KORRUPSION/FIFA – Joseph Blatter, presidenti i FIFA-s dhe Michel Platini, presidenti i UEFA-s pezullohen për tetë vjet nga çdo aktivitet lidhur me futbollin nga drejtësia e brendshme e FIFA-s./AFP/

Leave a Reply

Back to top button