Bota

Ngordh i fundmi i rinocerontëve

I fundmi i rinocerontëve të bardhë meshkuj ka ngordhur, pas disa muajsh me shëndet të dobësuar. Sudan, që ishte 45 vjeç jetonte në rezervatin e Ol Pejetas në Kenia. Ai ngordhi të hënën, pasi komplikimet e lidhura me moshën u përkeqësuan shumë.

Pas kësaj mbeten vetëm dy femra – bija dhe mbesa e tij – nga nënspecia në këtë botë.

Tashmë shpresa për ruajtuen e rinocerontit të bardhë mbetet në përdorimin e fekondimit in vitro.

“Eshtë një simbol mizor i shpërfilljes prej njeriut të natyrës, dhe kjo na ka trishtuar të gjithëve”, tha Jan Stejskal, zyrtar në Kopshtin Zoologjik në Republikën Çeke, ku Sudan kish jetuar deri në vitin 2009. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button