Bota

Ngrohja globale, një botë e përgatitur keq

Screen Shot 2016-05-09 at 09.37.15Nga Doug Saunders

Katastrofa e zjarreve të mëdha që përfshinë ditët e fundit Fort McMurray, është një tragjedi e veçantë për Kanadanë, por forca shkatërruese e tymit dhe zjarrit nuk janë shenja e vetme e El Ninjos jashtëzakonisht të fortë në Paqësor të këtij viti, dhe as moti i nxehtë dhe i thatë që po përhapet rrezikshëm nëpër botë. Nuk janë as zjarret po aq serioze që kanë përfshirë aktualisht të gjithë Siberinë dhe Rusinë Lindore.

Teksa është duke shkaktuar katastrofa natyrore, viti i gjatë i ngrohjes globale është provuar të jetë një test stresi për zonat rurale të botës. Shumica e tyre nuk janë duke e kaluar atë. Duke i dhënë pjesës më të madhe të botës një vit më të ngrohtë se zakonisht, El Ninjo po na tregon se sa të keq-përgatitur janë pjesë të caktuara të botës për të ardhmen e temperaturave të larta– dhe se sa fort janë të lidhura me njëra-tjetrën klima, ushqimi, varfëria dhe zhvillimi ekonomik.

Nëpër rajonet lindore dhe jugore të Afrikës, ku sezoni i korrjeve sapo ka filluar, dhe ato buzë Paqësorit po vuajnë aktualisht nga efekte shkatërruese. Një thatësirë e jashtëzakonshme në Afrikën e Jugut ka shfarosur të gjitha të mbjellat me misër.

Prodhimi i drithërave në Etiopi ka rënë me 75 përqind, duke bërë që Agjensia për Zhvillim Ndërkombëtar të paralajmërojë se 10 milionë njerëz atje “mund të jenë në krizë për ushqim” në vazhdën e këtij viti; Malavi ka deklaruar tashmë emergjencën për ushqimin; Zimbabve do të shpenzojë mbi 200 milionë dollarë për importimin e grurit për të kompensuar të korrat e humbura.

Në shumë nga këto vende, çmimet e drithërave janë rritur me më shumë se 2-fishin. Në Indi, ku disa shtete janë goditur nga thatësira, qeveria ka marrë masa emergjente për të mbështetur furnizimin me ushqim. Tailanda, Vietnami dhe India, së bashku përgjegjëse për 60 përqind të furnizimit të botës me oriz, presin që prodhimi i tyre të bjerë me një të tretën – rënia më e madhe që nga viti 2003.

Kina ka njoftuar një mungesë prej 9.9 milionë tonë mes grurit që ajo prodhon dhe konsumon. Indonezia po lufton të rimëkëmbet nga thatësira e shoqëruar dhe zjarret e mëdha, të dyja simptoma të El Ninjos. Dhe koreano-veriorët tashmë janë paralajmëruar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së, se nivelet e tyre tashmë të ulëta të prodhimit të orizit, kanë rënë me 26 përqind.

Një thatësirë e El Ninjos nuk është vetë ndryshimi i klimës (edhe pse kjo po ndodh në mes të dekadës më të ngrohtë në historinë e regjistruar). Por ajo na tregon se çfarë do t’i bëjë jetesës dhe ekonomive tona ngrohja globale, dhe se ku njerëzit do të jenë më të rrezikuar.

Herën e fundit që kjo ka ndodhur, në vitin 2008, rezultati ishte trazira të ushqimit dhe kriza urie, të cilat ushqyen paqëndrueshmëri politike në të gjithë botën në zhvillim. Rritja e papritur e madhe e çmimeve të drithërave (pasi çmimet e ushqimeve patën rënë për dekada të tëra), e pati një përfitim:shkaktoi miliarda investime në bujqësinë papritmas fitimprurëse, dhe miliona hektarë tokë që do të bëhen produktive, duke i dhënë fund krizës.

Por është shumë e dukshme këtë vit, që masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme. Dhe ajo çfarë po na tregon viti i gjatë i thatësirës, është se ngrohja globale mbetet një krizë kryesisht rurale, dhe se zonat e prekura më rëndë janë ato ku jeta rurale është e varfër, e nën-investuar, jo-komerciale dhe ku mungojnë lidhjet me ekonominë globale.

Ky konkluzion është i dokumentuar në detaje në një studim të ri në shkallë të gjerë të zonave të rrezikuara të botës rurale, nga ana e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Gjetjet e saj tregojnë se vendet më të rrezikuara nga një klimë më e ngrohtë gjenden tek zonat më rurale, më të varfra, më të varura nga burimet për të ardhura, më pak të mirë-qeverisura dhe që kanë norma të larta të pjellorisë dhe rritjes së popullsisë.

Dhe këto karakteristika, siç e bën shumë të qartë edhe OECD-ja, janë të gjitha të lidhura, sikurse janë edhe zgjidhjet e tyre të mundshme. Rreziku nga ndryshimi i klimës mund të reduktohet ndjeshëm, duke rritur produktivitetin bujqësor (përfshirë futjen e kulturave më

të forta e të projektuara rishtazi); futur praktikat më të mira të kontrollit të lindjeve; ndërtuar lidhje të forta me qytetet e mëdha për të lehtësuar investimet dhe emigrimin; ndërtuar industritë jo-bujqësore në zonat rurale; përmes inkurajimit të njerëzve për t’u zhvendosur tek bujqësia komerciale dhe për të konsoliduar fermat më të mëdha e më pak të rrezikuara; si dhe zhvillimin e arsimit në zonat rurale.

Ne kemi qenë të prirur për ta parë klimën, prodhimin e ushqimit, popullsinë, varfërinë, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen si aspekte konkurruese në vëmendjen tonë dhe sidomos

për ndihmat e huaja në dollarë. Mjafton vetëm një valë ajri të ngrohtë nga Paqësori, për të na bërë të kuptojmë se ato janë një gjë. Rezulton se tek ato vende që po vuajnë nga mungesa e ushqimit këtë vit, duhet të synojmë të ndërtojmë mekanizmat e rezistencës ndaj ngrohjes globale.

“Globe dhe Mail” – Në shqip nga www.bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close