Nga Niall Ferguson
Njëherë e një kohë në Evropë negociohej në mënyrë madhështore. Kampi pranë Kale-së, ku u zhvillua takimi ndërmjet Henrit VIII dhe Mbretit të Francës Fransuait I u emërtua si Kampi i ‘rrobave prej ari’, për shkak të shkëlqimit të banketeve, valleve dhe banorëve me rrobat e stolisura. Asokohe, udhëheqësit evropaine e kishin marrë shtruar.
Ai samit i vitit 1520 zgjati pothuajse dy javë e gjysmë. Përfundoi pa ndonjë marrëveshje të rëndësishme, por të gjithë shkuan në shtëpi të lumtur. Tani le të krahasojmë atë me bisedimet e Dejvid Kameron dhe udhëheqësve të tjerë evropianë javën e kaluar, për të krijuar kushtet e ‘speciale’ të Britanisë së Madhe në gjirin e BE-së.
Pata vështirësi t’iu shpjegoja kolegëve të mi amerikanë, se e ardhmja e vendit tim ishte e varur nga numri i viteve të punës në Mbretërinë e Bashkuar që duhet të ketë një hidraulik polak…
[real3dflipbook id=”967″] |