Bota

Nisë, Berlin, Londër, Stokholm: Sulmet terroriste, me kamionë dhe autovetura

Nisë, 14 korrik 2016: në mbrëmjen e festës kombëtare të Francës, një kamion lëshohet kundër turmës, e cila po merr pjesë në shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve, përgjatë lungomares Promenade des Anglais. Numri i të vdekurve është 86, dhe të plagosurit janë më shumë se 400. Në timon është Lahouaiej-Bouhlel Mohamed, 31 vjeç, tunizian me banim prej vitesh në Nisë, i cili e kishte marrë me qira kamionin. Ai hapi zjarr mbi policinë, e cila u përpoq ta ndalonte, dhe në fund u vra nga policët. Sulmi merret përsipër nga Shteti Islamik në 16 korrikut.

Berlin, 19 dhjetor, 2016: një kamion merr përpara turmën që po shëtiste në mbrëmje në një treg Krishtlindjesh, në qendër të kryeqytetit gjerman. Numri i të vdekurve është 12, dhe të plagosurve 56. Në mesin e viktimave ishte edhe shoferi polak, të cilit i ishte vjedhur kamioni, trupi i pajetë i të cilit u gjet në mjet. Autori i sulmit, 24-vjeçari tunizian Anis Amri, arriti të shpëtojë. Do të vritej më 22 dhjetor, në një betejë me armë me policinë italiane në Sesto San Giovanni. Sulmi u mor përsipër nga Shteti Islamik.

Londër, 22 mars 2017: një njeri në timonin e një fuoristrade, lëshohet në orët e pasdites kundër këmbësorëve pranë ëestminster Bridge, më pas thyen murin e jashtëm të parlamentit. Pasi del nga makina, ai ther një polic të paarmatosur, i cili përpiqet ta ndalojë. Një tjetër agjent e vret atë në vend. Personi, i cili kishte marrë me qira makinën, është identifikuar si Khalid Masudi, shtetas britanik 52 vjeçar. Duke përfshirë policin, të vdekurit janë pesë dhe të plagosurit më shumë se 50. Viktima e fundit, një grua rumune e cila kishte rënë në lumin Tamiz, vdiq dje nga plagët. Shteti Islamik e quajti Masood një prej ushtarëve të tij, por nuk ka të dhëna se atentatori po vepronte në emër të Kalifatit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button