Ka një hero në ngjarjen makabre të Nisës. Mes 84 të vdekurve, qindra të plagosurve është dhe një hero që u përpoq të shpëtojë jetë, duke humbur të tijën.
Eshtë një polic që, si shihet edhe në video, i afrohet kamionit që është nisur me shpejtësi të madhe drejt turmës dhe vritet.
Kamioni i bardhë që dje në mbrëmje në qytetin francez riktheu terrorin, nuk u ndal prej atij polici. Ndërkohë që atentatori po përpiqej të shembte bllokimin për t’u nisur drejt turmës që ishte mbledhur, polici me motorr i afrohet shumë kamionit, dhe më pas shihet të bjerë përtokë. I vrarë.
Menjëherë pas kësaj, kamioni ka nisur të ecë me 80 km në orë mbi njerëzit, dhe më pas, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, ka patur të shtëna. Atentatori ecte me zig zage, duke lënë pas në asfalt një rrëke gjaku. Në asfalt mbeti edhe ai polici hero që u sakrifikua për të bërë detyrën e tij./bota.al