Nga David Ignatius “Washington Post”
Një stuhi e brendshme politike,. po sillet rrotull Arabisë Saudite, teksa Princi i kurorës dhe zëvendëspretendenti i tij për pushtet nën mbretin e moshuar Salman, dhe disa anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, po ngrenë zërin në emër të një princi të tretë kryesor, për të cilin ata pretendojnë se do të ketë mbështetjen më të gjerë të familjes mbretërore.
Megjithë praktikën e sekreteve të mëdha në mbretërinë e naftës, ku debatet e brendshme mbeten zakonisht të panjohura për të tjerët, grindjet e fundit ka qenë jashtëzakonisht të hapura. Tensioni midis Princit të Kurorës Muhamed bin Najef dhe zëvendësit i tij, Muhamed bin Salman (djali i mbretit), po komentohen në të gjithë botën arabe.
Kundërshtuesit e familjes mbretërore, kanë filluar të qarkullojnë letra të hapura, të cilat kanë tërhequr me dhjetëra mijëra lexues në internet. Shqetësimet mbi vazhdimësinë filluan të artikulohen publikisht që në fillim të shtatorit, kur Salman, 79-vjeç, vizitoi Uashingtonin, i shoqëruar nga i biri 30-vjeçar Muhamed bin Salman.
Zyrtarët amerikanë ishin të etur të takonin zëvendësprincin e ri të kurorës. Por ata ishin të shqetësuar se “MBS”, siç edhe njihet shkurtimisht, mund të sfidojë Muhamed bin Najefin, i cili shihet në Uashington si një aleat i besueshëm kundër Al-Kaedës. Mbështetësit e Muhamed bin Salman, argumentojnë se ai është një agjent ambicioz i ndryshimit, në një mbretëri që ka nevojë diçka të tillë – pasi ka vuajtur për dekada me rradhë nga liderët e moshuar dhe mbrojtës.
Princi i ri kërkon një diversifikim më të madh të ekonomisë, privatizime të shumta, dhe një të ardhme që është më afër me modelit liberal të Emirateve të Bashkuara Arabe, sesa Shtëpissë konservatore të Saudëve. Thuhet madje se ai ka angazhuar kompani konsulente amerikane, për ta ndihmuar në planet e tij për modernizimin e vendit.
“Vizioni i tij është tepër mbresëlënës në qëllimin, detajet dhe ritmin e tij”- thotë një ish-zyrtar i lartë amerikan, i cili kohët e fundit ka pasur një takim të gjatë me Muhamed bin Salmanin. Situata aktuale frenetike politike “mund të jetë në fazat e hershme të trazirave, ose të një Arabie Saudite që është shumë më e aftë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht”.
Kritikët thonë se Muhammed bin Salman është impulsiv dhe i papërvojë – dhe se ai ka përkrahur një luftë të kushtueshme, por të pasuksesshme në Jemen. Këta kundërshtarët, argumentojnë se lufta në Jemen e ka forcuar pozicionin e Al-Kaedës, teksa ka shtuar presionin si pasojë e refugjatëve dhe kryengritësve në kufirin e Arabisë Saudite.
Tensioni i brendshëm është rritur sidomos gjatë muajit të kaluar. Pak ditë pas kthimit nga Uashingtoni, Salmani (me nxitjen e djalit të tij) shkarkoi Saad al-Jabrin, një ministër që ishte njëherazi edhe këshilltar kryesor i Muhamed bin Najef-it. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore u shqetësuan, sepse Jabri kishte qenë një prej kontakteve kryesore të shërbimeve inteligjente të Mbretërisë me Perëndimin.
Qarkullojnë zëra se Jabri kishte vënë në pikëpyetje taktikat e Muhammed bin Salmanit në Jemen, duke
u druajtur se Al-Kaida po forcohet shumë atje. Muhamed bin Najef u godit ndërkaq edhe përmes shpërbërjes së strukturës së oborrit mbretëror, që ishte në dispozicion për princat e mëparshëm të kurorës. Pa oborrin e tij, ai duhet të mbështetet tek djali i mbretit, i cili, edhe pse nominalisht zëvendësi i tij, kontrollon konktaktet me mbretin dhe merr vendimet më të rëndësishme.
Grindja mbi vazhdimësisë, i ka hapur rrugën një debati më të gjerë brenda familjes, duke përfshirë edhe 4 letra të hapura, që bëjnë thirrje për largimin e mbretit dhe princit të kurorës. Unë kam folur disa herë kohët e fundit në telefon me nga një princat që ka shkruar dy prej letrave, të cilat janë vërejtur për herë të parë në një artikull të 28 shtatorit në “The Guardian” nga korrespondenti i gazetës britanike në Kajro, Hugh Miles.
Princi disident më tha se favorizon vendosjen në krye të mbretërisë të Princit Ahmed bin Abdulaziz, 73-vjeç, djal i themeluesit të dinastisë së saudëve, Mbretit Abdul Aziz ibn Saud. “Ai do të jetë zgjedhja e 85 përqind të familjes Al-Saud”- argumentoi ky princ, i cili kërkoi të mbetet anonim. Ahmed ka shërbyer për pak kohë si Ministër i Brendshëm, por ai nuk ka qenë pretendent për linjën e vazhdimësisë të Mbretit Abdullah, i cili vdiq në janar.
Letra e parë e princit, kritikonte “margjinalizimin e bijve të Abdul-Azizot” dhe paralajmëronte për rrezikun e “forcimit të pushtet në pak duar”. Ai shkroi një letër të dytë më të shkurtër duke diskutuar mbi “dobësitë” e Mbretit Salman dhe argumentuar, se ai është “krejtësisht i ndërvarur nga sundimi i djalit të tij”.
Dy letra të tjera anonime, që supozohet se janë shkruar nga anëtarët e tjerë të familjes, kanë dalë në sipërfaqe. Politika e pushtetit, sugjeron se ngërçi i tanishëm, mund të vazhdojë për një farë kohe. Mbreti Salman kontrollon paratë; Muhamed bin Najef Ministrinë e Brendshme dhe rrjetin e vet të mbikëqyrjes; ndërsa Muhamed bin Salman kontrollon ministritë kyçe të naftës dhe ekonomisë.
Zëvendësprinci i Kurorës tha një vizitort të kohëve të fundit, se nuk pret që të jetë mbret derisa të mbushë 55-vjeç, sa është afërsisht mosha e Muhamed bin Najefit. Megjithatë ky koment jozyrtar, vështirë se mund të cilësohet si një garanci për stabilitet.
Si do të zhvillohet cikloni politik saudit? Duke patur parasysh turbullirat në mbretërinë normalisht të qetë gjatë 9 muajve të fundit, përgjigjja nga vëzhguesit veteranë të oborrit mbetëror saudit është:Askush nuk e di.