Stili super i thatë, veshjet të gjitha me prerje të njëjtë, por ajo mbetet gjithësesi gruaja më e pushtetshme e botës, me një të kaluar vajzërie në ish RDGJ. Dhe Angela Merkelit nuk do t’i duhet të presë edhe shumë kohë për të parë veten, të klonuar, në ekranin e madh: në vitin 2017 do të vijë një film për jetën e kancelares. E ka bërë të ditur shtëpia prodhuese televizive Ave Gesellschaft. Ende i panjohur emri i personit që do të luajë rolin e “ish vajzës” së Kohlit, ndërkohë që skenarist do të jetë Dirk Kurbjuveit, gazetar i Der Spiegel.
Less than a minute