Analiza

“Ah, amerikanët…”. Një grimcë nga ditari i liderit suprem të Iranit

Screen Shot 2015-03-23 at 11.07.11

Nga Lawrence J. Haas

Nga hyrja e sotme në ditarin e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khameneit:
Ah, amerikanët. Kur është fjala për programin tonë të armëve bërthamore, ata na lënë vetëm zgjedhje të mira! Nga njëra anë, unë edhe mund të tërhiqem nga bisedimet përtej afatit të fundit të këtij muaji, për shkak se amerikanët e dëshpëruar me siguri do të bien dakord për të vazhduar diskutimet.

Në këtë mënyrë ne shkuam tek marrëveshja e përkohshme 6-mujore e nëntorit 2013, me anë të një afati deri në korrik 2014 dhe pastaj përmes një tjetër afati në nëntor 2014. Dhe pse jo? Në çdo fazë, zemërbuti Barak Obama dhe “trëndafili pa gjemba” Xhon Kerri, bëjnë shumë lëshime në favorin tonë. Ata kanë rënë tashmë dakord të na lejojnë mbajtjen e disa mijëra centrifugave, me të cilat do të pasurojmë uraniumin.

Gjithashtu na lejuan të mbajmë të gjithë uraniumin dhe plutoniumin që kemi në zotërim, injoruan programin tonë të raketave balistike, si dhe vendosën të heqin të gjitha sanksionet e deritanishme ndaj nesh. Unë jam i tunduar të shoh se çfarë tjetër do të ndërmarrin ata në favorin tonë pas këtij muaji. Dëshpërim i tyre është me të vërtetë mjaft zbavitës.

Nga njëra anë, amerikanët ankohen për sistemin tonë gjyqësor, por duket se e përdorin sistemin e tyre për të heshtur një prej kritikëve të tyre më të vendosur mbi këtë çështje – senatorin demokrat në Komitetin e Politikës së Jashtme, Bob Menendez – duke zbuluar se kanë në plan ta akuzojnë atë për korrupsion. Kjo është njëlloj sikur ne të akuzojmë ngatërrestarët tanë se merren me aktivitete “jo- islamike”.

Nga ana tjetër, Obama dhe ekipi i tij e trajtojnë udhëheqësin e shtetit sionist, i cili supozohet të jetë një nga aleatët më të fortë të SHBA në rajon, me përbuzje të plotë, kur ai përpiqet të nxjerrë në pah ato që Uashingtoni nuk preferon t’i shohë. Ata duket se mendojnë se ne do ta vlerësojmë një gjest të tillë, por nuk e kuptojnë se në këtë pjesë të botës nuk fitohet pikë duke abuzuar me miqtë. Përkundrazi, ju merrni përbuzjen, që e meritoni plotësisht.

Ndërkohë, unë jam i tunduar të arrij një marrëveshje me amerikanët këtë muaj dhe ta mbyll këtë çështje. Do të përballem vërtetë me pikëllimin e klerikëve të vijës së ashpër, dhe trupave të Gardës Revolucionare Iraniane, por pikërisht këtyre do t’u them: Pasi Obama dhe Kerri të marrin në dorë marrëveshjen e tyre pa kuptim (dhe ne të gjithë të ndajmë Nobelin tonë për Paqe!), unë dyshoj se do të jemi sërish në gjendje të ndërtojmë bombën bërthamore,

madje edhe me më pak ndërhyrje sesa kemi aktualisht.
Edhe tani, me kaq shumë vëmendje ndaj programit tonë bërthamor, ne nuk po i japim leje inspektorëve të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të hyrë tek objektet tona. Ata nuk e dinë se çfarë kemi bërë ne me kërkimet mbi armën dhe ne nuk do t’u tregojmë gjë. Nëse amerikanëve dhe lakejve të tyre në Evropë nuk ia ndien tani për tani mbi këtë çështje, përse do të kujdesen më vonë, kur ata të korrin frytet e lavdisë së marrëveshjes së tyre (dhe Nobelin)?

Amerikanët janë shumë të mirë kur pretendojnë të zgjidhin problemet, dhe hedhin vështrimin diku tjetër kur faktet sugjerojnë ndryshe. Këtë e bënë me Rusinë, ku krenoheshin me “unitetin” që kishin me lakejtë e tyre, duke fshikulluar Vladimir Putinin me sanksione qesharake, të cilat nuk do ta ndalojnë këtë të fundit nga rimarrja e të gjithë territorit të dikurshëm të ish-Bashkimit Sovjetik, duke vrarë ndërkaq edhe kritikët më të mëdhenj të tij në Rusi.

Ngjashëm vepruan edhe në Siri, kur i thanë mikut tim të mirë, Bashar Al- Asadit, të japë dorëheqjen, dhe e kërcënuan se do ta bombardonin për shkak të përdorimit të armëve kimike. Ndërsa Putini doli dorëzan i marrëveshjes për t’i hequr ato armë nga Siria, të gjithë vërejtën pak muaj më vonë se Asadi jo vetëm nuk pranoi të heqë tërësisht dorë nga ato

armë, por madje më vonë përdori sërish disa prej tyre në betejë kundër rebelëve.
Kjo është ajo, që ata do të bëjnë edhe me ne. Nëse ne nënshkruajmë marrëveshjen, amerikanët do të shpallin fitoren, do pretendojnë se përmbushën premtimin e tyre për të na parandaluar nga ndërtimi i armëve bërthamore, dhe do të shohin diku tjetër kur ne të përzëmë inspektorët. Ne do vazhdojmë të punojmë mbi programin tonë të raketave balistike (edhe në instalimet sekrete bërthamore, që askush nuk i ka zbuluar ende). Ndërkohë, amerikanët dhe lakejtë e tyre, gradualisht do të heqin sanksionet ekonomike mbi ne, investimet do të derdhen në vend nga kapitalistët e uritur perëndimorë, ekonomia jonë do të rimëkëmbet plotësisht, regjimi ynë do të jetë më i sigurt së brendshmi, dhe në fund ne do jemi shumë më mirë të pozicionuar, për të zgjeruar revolucionin tonë në mbarë rajonin. Në këtë çast, unë s’mund të vendos, nëse duhet të tërhiqem nga bisedimet e mëtejshme, apo të firmos marrëveshjen e amerikanëve./ usnews.com/

a.g./www.bota.al

 


Leave a Reply

Back to top button