Një grua amerikane u arrestua në Spanjë për shkak se ka kërcënuar për të vrarë fizikan britanik Stephen Hawking, i cili këtë javë është duke planifikuar një konferencë për astronominë në ishujt Kanarie.
Policia njoftoi se gruaja u arrestua në një hotel në afërsi të vendit ku do mbahet konferenca, në Tenerife. Sipas aktakuzës, ajo kishte ndjekur fizikanin e njohur dhe kishte marrë kërcënime me vdekje, nëpërmjet postës elektronike dhe në rrjetet sociale. Gruaja, 37-vjeçare, mund të ketë probleme mendore./bota.al