Ronald L. Feinman
Diagnostikimi me pneumoni i kandidates presidenciale Hillary Clinton, të sjell në mendje realitetin e sëmundjeve që kanë efekt mbi presidencën dhe praktikën normale të bërjes të të pamundurës, për ta fshehur atë nga publiku. Ka pasur shumë raste në historinë amerikane, me situata të tilla që janë mbajtur të fshehta dhe ideja e Zëvendëspresidentit që merr pushtetin është shmangur edhe në situata të rënda, qysh kur Amendamenti i 25-të (në vitin 1967) e mundësoi një “Acting President”. Shembuj sëmundjesh presidenciale pa bërë asgjë nga pikëpamja ligjore kemi boll, nuk ka rëndësi sesa serioze ka qenë sëmundja.
Kur William Henry Harrison u sëmur nga pneumonia natën e Inaugurimit në vitin 1841, madje edhe kur ra në gjendje kome, nuk u bë asgjë për ta lejuar Zëvendëspresidentin John Tyler që t’i merrte detyrën. Edhe kur Harrison vdiq një muaj pas fillimit të mandatit, Partia Whig refuzoi që ta pranonte Tylerin si President dhe kjo shkaktoi një përplasje të madhe midis këtij të fundit dhe liderit whig Henry Clay, me Tylerin që e konsideronte veten si Presidenti në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kjo krijoi precedentin që zëvendëspresidentëve të cilët bëhen presidentë për shkak të vdekjes së titullarit u referohen gjithmonë si “Presidenti”. Por Tylerit ju desh të luftonte për këtë status.
Në vitin 1857, Presidenti James Buchanan u sëmur keq me simptoma gripi të rëndë dhe pothuajse nuk qe në gjendje të mbante Fjalimin Inaugures, por e realizoi, megjithëse qëndroi 2 apo 3 javë i shtrirë për t’u shëruar. Nuk u dha asnjë mendim për Zëvendëspresidentin John C. Breckinridge që të merrte përkohësisht postin e tij.
Kur James A. Garfield u qëllua dhe u plagos për vdekje nga Charles J. Guiteau në vitin 1881 dhe qëndroi në shtratin e vdekjes në gjendje koma, për pjesën më të madhe të 79 ditëve të mbetura nga vdekja me 19 shtator të po atij viti, nuk u bë asnjë veprim për ta lejuar Zëvendëspresidentin Chester Alan Arthur që të merrte ndonjë përgjegjësi më shumë. (bota.al)
Dy situata serioze kanë ekzistuar nën presidentët Grover Cleveland dhe Woodrow Wilson, demokratët e vetëm në Shtëpinë e Bardhë midis Luftës Civile dhe Depresionit të Madh. Të dy patën kriza të rënda shëndetësore që i rrezikuan jetët e tyre, por të dy qëndruan në postin e Presidentit. Cleveland pati kancer në nofull, kurse Wilson pati një goditje të rëndë paralizuese dhe gjendja shëndetësore e tyre u mbajt sekret, nga refuzimet e tyre për t’u dhënë informacione mediave, që atëherë nuk ishin aq agresive sa sot.
Cleveland ishte në mandatin e tij të dytë jo në post (1893 – 1897) dhe zëvendësi i tij në këtë mandat ishte Adlai Stevenson i I-rë, gjyshi i kandidatit të ardhshëm presidencial Adlai Stevenson i II-të në 1952 dhe 1956. Në 1893, vitin e parë të mandatit të tij të dytë, Cleveland vërejti një masë në pjesën e sipërme të gojës të shoqëruar me një si shije të keqe dhe rregulloi një operacion, në bordin e një jahti që qëndronte në afërsi të Long Island, pa asnjë njoftim për mediat. E kaloi operacionin me sukses dhe më pas u tha se kishte hequr me sukses dy dhëmbë, kur aktualisht kishte hequr pjesë të nofullës së sipërme dhe masën në gojë, si dhe kishte vendosur një urë prej plastike të fortë, me një opercion të dytë, që i kish korrigjuar të folurën dhe paraqitjen.
Ndërsa kjo ngjarje është shqyrtuar sërish më vonë, pasi u mohua në atë kohë se ishte kancer, mendohet se ka mundësi që Clevelandi të ketë pasur një formë kanceri të nivelit të ulët, që ka gjasa se do të ishte zhvilluar në një formë serioze, por kjo ishte sërish një krizë shëndetësore e mbajtur në heshtje. Përderisa momenti delikat kaloi me sukses dhe Clevelandi jetoi deri në 1908, Zëvendëspresidenti Stevenson, i cili luajti një rol të parëndësishëm në këtë post, tipike në historinë amerikane deri në vitet 1940 e më pas, u harrua. Stevensoni kishte shërbyer për dy mandate si kongresmen i Illinoisit, në vitet 1870 dhe si Drejtor i Shërbimit Postar në mandatin e parë të Clevelandit. Do të mbahet mend më mirë në histori për faktin që nipi i tij garoi dy herë për President në vitet 1950. Gjithashtu, ai ka veçantinë që është emëruar sërish për Zëvendëspresident në 1900, duke garuar në dyshen humbëse me William Jennings Bryan, kritiku kryesor i Grover Clevelandit, kur Bryan garoi më parë për President për të pasuar Clevelandin në 1896.
Woodrow Wilsoni (1913 – 1921) pati krizën shëndetësore më të rëndë në historinë amerikane, një atak në tetor të 1919, që e paralizoi nga ana e majtë dhe e la vetëm më shikim të pjesshëm në syrin e tij rë djathtë. Lajmi i shëndetit të dobërt dhe i gjendjes serioze nuk u njoftua në publik dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Edith Bolling Galt Wilson, drejtoi mbledhjet e kabinetit sikur të ishte Zëvendëspresidente. Wilsonit ju desh që të përdorte një karrige me rrota dhe shkop, por u mbajt larg syrit të publikut.
Zëvendëspresidenti Thomas R. Marshall nuk u informua asnjëherë plotësisht për gjendjen e Presidentit dhe nuk e pa asnjëherë atë në 17 muajt e fundit të mandatit të tij, deri pak përpara inaugurimit të Warren G. Hardingut, në vitin 1921. Anëtarët e kabinetit të Wilsonit promovuan idenë se Marshalli e deklaronte veten si “Acting President”, por nuk kishte asnjë normë kushtetuese të qartë për një gjë të tillë, deri gjysmë shekulli me vonë, me Amendamentin e 25-të. Marshalli nuk para pëlqehej shumë, apo nuk konsultohej nga Wilsoni në vitet e para të presidencës së tij. Zonja Wilson e kishte inat dhe Marshalli kurrë nuk u ndje rehat në mes të krizës shëndetësore.
Kështu Amerika pa dështimin e Traktatit të Versajës dhe të anëtarësimit amerikan në Lidhjen e Kombeve; zhvillimin e Kërcënimit të Kuq; rëniet masive ekonomike dhe tensionet raciale, duke mos patur një President në kushte ideale për ushtrimin e funksioneve të tij dhe një Zëvendëspresident ngurrues, që ta bënte problem shëndetin e Wilsonit. Shumë mendojnë se Marshalli do t’i kishte qetësuar streset dhe tensionet mbizotëruese në vend në një moment vendimtar, kur Woodrow Wilsoni nuk ishte në gjendje të qeveriste, por refuzonte që të dorëzonte pushtetin e tij presidencial dhe të dorëhiqej, gjë që do të kishte qenë gjëja e duhur për t’u bërë, po të marrësh parasysh rrethanat.
Kur Franklin D. Roosevelti po kryente mandatin e tij të tretë në presidencë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai pati disa sëmundje zemre, ra shumë në peshë dhe mjekët e dinin se ishte shëndetlig, bile ndoshta edhe në prag të vdekjes, por ideja qe Zëvendëspresidenti Henry A. Wallace ta merrte përkohësisht pushtetin apo që t’i jepej më shumë informacion rreth shëndetit të Presidentit, u refuzua. Kjo mund të ketë qenë e motivuar pjesërisht nga egoizmi i FDR, se vetëm ai mund ta bënte Presidentin dhe nga zhgënjimi në rritje me Wallace, si i dyti në radhë, që çoi në largimin e tij në zgjedhjet e 1944, duke e zëvendësuar me Harry Trumanin.
Dwight D. Eisenhower pati një infarkt të rëndë në 1955 dhe përpjekja e Shtëpisë së Bardhë qe që ta minimizonte krizën shëndetësore, por Ike e lejoi Zëvendëspresidentin Richard Nixon t’i merrte përsipër përgjegjësitë si President në një mënyrë tejet publike, të pazakontë dhe unike, por duke i shtuar kredencialeve të Nixonit, faktin që ishte plotësisht i kualifikuar për postin, bazuar në këtë përvojë dhe dy problemet shëndetësore më pak të lehta që Presidenti Eisenhower pati në 1956 dhe 1957.
Kur Ronald Reagani u qëllua në vitin 1981 nga John Hinckley, nuk u bë asnjë lëvizje e drejtpërdrejtë që të kërkohej Amendamenti i 25-të për ta lejuar George H. W. Bushin të kryente rolin e Presidentit. Dhe kur Reagani i shqetësoi disa nga njerëzit e stafit të tij lidhur me stabilitetin e tij mendor, Shefi i Administratës Presidenciale Howard Baker kërkoi disa mendime dhe vlerësime të rëndësishme rreth aftësisë së Presidentit për të ushtruar detyrën e tij, duke u arritur në përfundimin se Reagani ishte plotësisht i aftë, kështu që sërish nuk u përdor Amendamenti i 25-të. Megjithatë, kur Reagani pati një operacion tumori në zorrë në 1985, Zëvendëspresidentit George H. W. Bush iu dha autoritet i plotë për të vepruar sipas Amendamentit të 25-të. Ky qe rasti i parë. “Presidenca” e tij zgjati 7 orë e 50 minuta.
Presidenti George H. W. Bush pati një virus teksa ishte me një udhëtim diplomatik në Japoni, duke vjellë mbi Kryeministrin japonez në 1992, por incidenti u fshi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, teksa Bushi ishte në procesin e garimit për t’u rizgjedhur. Ai u shërua me shpejtësi dhe nuk u bë mor asnjëherë në konsideratë që Zëvendëspresidenti Dan Quayle ta zëvendësonte. Njëlloj u veprua edhe kur Bushi pati një incident të njohur si “atrial fibrillation”, rrahje të çrregullta zemre, në vitin 1991.
Djali i tij, George W. Bush, bëri dy kolonoskopi në 2002 dhe në 2007, me Zëvendëspresidentin Dick Cheney që e mori pushtetin për pak orë secilën radhë, sipas Amendamentit të 25-të, që nuk ishte marrë asnjëherë në konsideratë seriozisht.
Fakti që Hillary Clintoni ka pneumoni nuk është shkak për histeri, pasi ajo është shumë e përhapur dhe lehtësisht e trajtueshme, por ajo çka bën ky lajm, është që fut në mendime njeriun për të parë se kush është Zëvendëspresidenti në mandatin e ardhshëm dhe, qartazi, ideja e një Tim Kaine që ngjitet në postin e Presidentit, është më pak e pranueshme dhe ngushëlluese, sesa sikur Mike Pence të ishte i dyti në radhë. Por asnjë President apo kandidat presidencial nuk ka gjasa që të japë me dëshirë më shumë informacion publikisht rreth shëndetit të tij apo të saj, veçanërisht nën presion mediatik. Mund të jemi të sigurtë se Donald Trumpi nuk do të ishte më shumë i gatshëm që të zbulonte ndonjë gjë rreth shëndetit të tij përveçse me kërkesë publike, që mund të ndodhë tani për të dy kandidatët, për shkak të historisë së Hillary Clintonit.
(Ronald L. Feinman është autor i librit “Assassinations, Threats, and the American Presidency: From Andrew Jackson to Barack Obama”)
Përgatiti: ARMIN TIRANA / www.bota.al