Kur Jocko Uillink, një ish pjesëtar i marinës amerikane, i cili tani është autor dhe kontribues në Business Insider, u pyet në Twitter se si do të zgjidhte ai krizën e Koresë së Veriut, ai dha një përgjigje të papritur që një ekspert tha se mund të funksiononte.
Propozimi i Willink nuk përfshinte ndonjë operacion të fshehtë e të beftë ose lëvizje ushtarake të çfarëdolloji. Në vend të bombave, Willink sugjeroi hedhjen e celularëve iPhone nga SHBA.
“Hidhini 25 milionë iPhone dhe vendosni satelitë mbi ta me ëifi falas”, shkroi Willink javën e kaluar.
Ndërsa vetë propozimi është fantastik dhe shumë i kërkuar, Yun Sun, një ekspert i Koresë së Veriut në Qendrën Stimson, thotë se koncepti bazë mund të funksionojë.
“Kim Jong-un e kupton që sapo shoqëria të jetë e hapur dhe banorët e Koresë së Veriut të kuptojnë atë që janë duke humbur, regjimi i Kim është i paqëndrueshëm dhe do të përmbyset”, tha Sun për Business Insider.
Për këtë arsye, qeveria e Koresë së Veriut do të kundërshtonte fuqimisht çdo masë që pasqyron sugjerimin e ëillink. / Bota.al