Horizonti.al

Një kalendar i lashtë

Shkretëtera e Perusë është vendndodhja e sitit astronomik Chankillo; kompleks ceremonial i lashtë, bashkë me një tempull, bllok administrate dhe atë që besohet të jetë ylli më i hershëm i njohur në Amerikat.

Struktura në formë vertebre në të djathtë të fotografisë është quajtur Trembëdhjetë Kullat, dhe kjo është ajo që astronomët e përdornin si horoizont artificial. Ndërtuar diku rreth viteve 250-200 para Krishtit, astronomët e lashtë mund ta përdornin strukturën e lashtë si një kalendar 1-vjetor teksa ajo shtrihet në të gjithë harkun e Diellit.

Duke përcaktuar pozicionin e Diellit, ata mund të tregonin me saktësi solsticet dhe ekuinokset e ardhshëm si dhe datën, me një saktësi 1 deri 2 ditë. Mendohet se kjo njohuri u shërbente për të përcaktuar të korrat e stinës, si dhe të mbanin aktivitete fetare.

Në korrik të këtij viti, ky vend iu shtua trashëgimisë botërore të UNESCO-s. / bota.al

Back to top button