Bota

“Një krizë e nisur diku larg”: Ja si vdiq Ëndrra Amerikane

Nga Roberto Vivaldelli

Nga Depresioni i Madh dhe deri më sot, letërsia dhe kinematografia amerikane, janë të mbushura me referenca ndaj të ashtuquajturës Ëndrra Amerikane. Por cila është në fakt Ëndrra Amerikane”? Sipas Institutit Bush, në imagjinatën kolektive, Ëndrra Amerikane përputhet me lëvizshmërinë sociale në rritje, ose njeriun e vetë-bërë, me Amerikën si një tokë e mundësive për emigrantët.

Një vend ku të gjithë, edhe ata që ia nisin nga e para, mund të jenë të suksesshëm. Për Fjalorin Anglisht të Okfordit, Ëndrra Amerikane përfaqëson idealin sipas të cilit çdo qytetar i Shteteve të Bashkuara duhet të ketë një mundësi të barabartë për të arritur sukses dhe prosperitet përmes punës së palodhur, vendosmërisë dhe iniciativës.

Në librin e tij “Etika protestante dhe fryma e kapitalizmit, sociologu gjerman Mak Veberargumenton se kapitalizmi lindi nga doktrina kalviniste, teksa dinamizmi në ndjekjen e profesionit të dikujt, prodhoi një përkushtim më të madh ndaj punës, dhe ishte shenja e të qenit i paracaktuar për shpëtimin e shpirtit.

Por për historianin Xhejms Adams, Ëndrra Amerikane nuk ishte vetëm një çështje e suksesit material. Ajo është diçka metafizike. Për Adams, lavdërimi i kapitalizmit përfaqësonte dështimin e Ëndrrës Amerikane për një jetë më të mirë, më të begatë dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë të gjitha sferave të jetës.

Ëndrra Amerikane nuk ishte vetëm ambicia për të pasur makina dhe paga më të larta, por  ëndrra e një rendi shoqëror, në të cilin çdo burrë dhe grua mund të arrijnë vetëdijen më të plotë se është i aftë, dhe të njihet nga të tjerët për atë që është, pavarësisht nga rrethanat e rastësishme të lindjes apo të pozitës sociale”- thotë Adams.

Ishte i njëjti koncept që dr.Martin Luter King Xhunior, evokoi gjatë luftës për të drejtat civile në vitin 1963, kur tha:”Unë kam një ëndërr, që një ditë 4 fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë në një komb, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga cilësitë e karakterit të tyre. Unë kam sot një ëndërr!”. Megjithatë, ajo ëndërr duket se nuk ekziston më.

Perëndimi i Ëndrrës Amerikane

Amerika është padyshim vendi i mundësive, i njeriut të vetë-bërë, i pasardhësve, i festave ekskluzive në Manhatan, i revolucionit të parë rok të Elvis Preslit dhe i ëndrrës hipi të Udstokut të vitit 1969, i lirisë si vlerë themelore, i një demokracie, me kufizimet e saj të theksuara tashmë nga Tokëvili, që përfaqëson ende një model për shumë njerëz, dhe është një yll polar” i të ashtuquajturës botë perëndimore”.

Por nga ana tjetër është edhe vendi i pabarazive të mëdha sociale, vendi i miliona të varfërve dhe të pastrehëve, dhe i kontradiktave më të thella. Ku jo të gjithë kanë të njëjtat mundësi për të qenë të suksesshëm, dhe ku ata që janë të pasur po bëhen gjithnjë e më të pasur.

Në fakt ashensori social, ka kohë që është bllokuar. Vetë Barak Obama, në fjalimin e tij të vitit 2014 për Gjendjen e Shtetit, e pranoi se “globalizimi e ka varfëruar klasën e mesme dhe ka pasuruar vetëm një pakicë amerikanësh, duke krijuar një humnerë midis elitës dhe popullit.

Sipas të dhënave të fundit, shkalla zyrtare e varfërisë në vitin 2020 ishte 11.4 për qind, pra 1për qind më e lartë krahasuar me 10.5 për qind vitin 2019. Kjo do të thotë se në vitin 2020 kishte 37.2 milionë njerëz të varfër, rreth 3.3 milionë më shumë sesa vitin 2019. Ndërkohë, miliarderët amerikanë, janë bërë gjithnjë e më të pasur. Vlera neto e miliarderëve të vendit, sipas një raporti të Institutit për Studime Politike u rrit me 1.1 trilion dollarë vitin e kaluar. Sipas raportit, bazuar në të dhënat e revistës Forbes, pasuria e marrë së bashku e660 miliarderëve amerikanë që nga 18 janari 2021, ishte rritur në 4.1 trilion dollarë, dhe përfaqëson një rritje prej 38.6 për qind mbi vlerën e tyre kolektive në mesin e marsit 2020.

Mesatarisht, pasuria e 15 miliarderëve më të pasur në SHBA u rrit me 58.7 për qind, ndërsa disa si Elon Musk, përjetuan një rritje me më shumë se 500 për qind të pasurisë së tyre.

Në fillim të pandemisë, në Shtetet e Bashkuara kishte 614 miliarderë. Tani ka 660, pra janështuar 46 miliarderë të rinj. Por nuk është vetëm çështja sociale dhe ekonomike, ajo që e vë në pikëpyetje Ëndrrën Amerikane.

Edhe politika po i ndan gjithnjë e më shumë njerëzit. Me ngritjen e politikës së identitetit, opinioni publik është bërë gjithnjë e më i polarizuar midis progresistëve të fiksuar pas pakicave dhe ultra-konservatorëve. Vrasja e Xhorxh Floid dhe protestat e dhunshme antiraciste, si dhe sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, janë simptomë e një shoqërie të atomizuar, gjithnjë e më shumë në një krizë identiteti.

Anët e errëta të Ëndrrës Amerikane,përshkruara në filma, libra dhe muzikë

Përgjatë dekadave, veprat e mëdha letrare dhe kinematografike kanë treguar kontradiktat dhe anët e errëta të Ëndrrës Amerikane. Ndër veprat më të famshme është sigurisht Scarface” (Njeriu me shenjë), një film i vitit 1983 me regjinë e Brajan De Palma dhe skenar të OliverStoun, një ribërje e filmit artistik të vitit 1932 me të njëjtin titull me regjinë e Hauard Houks.

Në atë film protagonisti, emigranti kuban Toni Montana, mishëron nuancën më anarkike të Ëndrrës Amerikane. Ai nuk kërkon lirinë në kuptimin komunitar dhe civil, por një liri individuale që e lejon të veprojë i pa shqetësuar. Është kuptimi tipik i lirisë nga ata që janë tështypur, pra nga ata që kanë një karakter shumë të fortë pavarësisht se janë kufizuar nga një sistem.

Dhe nëse në letërsi miti i Ëndrrës Amerikane është eksploruar nga Frensis Skot Ficxherald, autor i librit “Getbsi i Madh dhe nga Xhek Keruak me librin “Në rrugë, deri tek shkrimtarët bashkëkohorë si Bret Elis dhe Çak Palahniuk, edhe bota e muzikës është shumë e pasur me referenca mbi Ëndrrën Amerikane dhe anët e saj më të errëta.

Në këtë kuadër është e pamundur të mos përmendim këngët e Brus Springstin, duke filluar me të famshmen Born in the USA, një këngë që nuk është aspak patriotike. Lindur në një qytet të vdekurish/Shkelmi i parë që mora ishte sapo erdha në këtë botë/Përfundon si një qen që është keqtrajtuar për një kohë të gjatë/Derisa e kalon gjysmën e jetës duke kërkuar strehim. Kjo këngë rrëfen dramën dhe dështimin e Luftës së Vietnamit. Fliste mbi një  mit që ishte që në atë kohë një krizë të thellë. /

Il Giornale” – Bota.al

Back to top button