Ekonomi

Një leksion brilant i Adam Smithit, babai i ekonomisë, që duhet mësuar sa më herët në jetë

Shëndeti shpirtëror dhe mirëqenia materiale nuk janë armike: janë bashkëpunëtorë të natyrshëm,” shkruan E.F. Shumaker në thirrjen e tij të mprehtë për “Ekonominë Budiste,” e shkruajtur në kohën ndërkulturës hipi ne fillim të viteve 1970.

Por ishte një tjetër ekonomist vizionar, larg nga kultura hipi në kohë dhe në ideologji, që paraqiti çështjen më bindëse mbi këtë koncept dy shekuj më parë- një mendje, e mjaftueshme në mënyrë paradoksale, që tashmë përdoret vetëm në kuptimin e kundërt.

Filozofi i madh Skocez i moralit, pioner i ekonomisë dhe politikës, dhe vizionar i lartësimit shpirtëror Adam Smith (16 qershor 1723- 17 korrik 1790) njihet më së shumti si autori i kryevepres së vitit 1776 “Pasuria e Kombeve” (The ëealth of Nations)– një tekst themelues i sjelljeve ekonomike dy shekuj para se ato të ekzistonin.

I dha origjinë metaforës së famshme “dora e padukshme” (angl. invisible hand) mbi sesi rezultatet e përfituara sociale mund të gjenden në veprimet e vetë-interesave të individëve. Me vërtetësi mbi pakapacitetin tonë modern për ndryshim, “dora e padukshme” e Smith simbolizon një pamje më të zymtë të shpirtit të njeriut si të nderlikuar nga pashmangshmëria e egoizmit.

Dhe prapë pikëpamjet e vetë Smith ishin më bujare dhe të lartësuara- diçka që ai eksploroi në punën e tij të zbehtë por brilante të mëherëshme, traktatin e vitit 1759 “Teoria e Ndjenjave Morale”, e mbushur me thënie të urta mbi ambicien, suksesin, personalitetin e mirë, marrëdhënien e largët lineare ndërmjet parasë dhe lumturisë.

Në veçanti, fjalia e hapjes së librit është një kryevepër e prozës dhe filozofisë:

Sado egoist të mund të supozohet njeriu, është e dukshme që ka disa parime në natyrën e tij, që kanë të bëjnë me interesin për fatin e të tjerëve, dhe i paraqesin lumturinë e nevojshme për të, megjithëse ai nuk përfiton asgjë nga ajo përveç kënaqesisë për ta parë.

Ky aspekt i keqkuptuar i filozofisë se Adam Smith dhe aplikimeve të tij në jetën tonë të përditshme  është ajo çfarë Russ Roberts eksploron me librin e tij “Si Adam Smith Mund Të Ta Ndryshojë Jeten: Një Guidë E Papritur Drejt Natyrës Njerëzore dhe Lumturisë”.

Ndaj një lloj lidhjeje shpirtërore me atë të Robertit, i cili mikpret kartolinën EconTalk, duke u hequr pluhurin ideve të harruara dhe shpesh të keqkuptuara, duke risjellë dimensionin e tyre original të rrafshuar nga kultura jonë e familjaritetit sipërfaqësor, dhe duke i rishfaqur kontekstualisht si teknologji të gjithëkohëshme të mendimit që na ndihmojnë të jetojmë më të lumtur, jetë më fisnikërore- që është saktësisht ajo çfarë ai bën me tekstin e Smith.

Robert rrëfen rastisjet mbi këtë liber dhe qenie të panjohur,  për habinë e tij, të magjepsura thellësisht nga një përshtatje e madhe me jetën moderne:

Libri më bëri të ndryshoj mënyrën se si i shikoja njerëzit, dhe mbase më me rëndësi, më bëri të ndryshoj mënyren si shikoja veten. Smith më bëri të vetëdijshëm se sa njerëz ndërveprojnë me njëri tjetrin në mënyra që nuk i kisha vënë re më parë… Ai më ndihmoi të kuptoj pse ëhitney Houston dhe Marilyn Monroe ishin kaq të palumtura dhe pse vdekja e tyre mërziti shumë njerëz.

Më ndihmoi të kuptoj dashurinë time për iPad-in dhe iPhone-in tim, pse të flasësh me të panjohur mbi shqetësimet e tua mund të të qetësoje shpirtin dhe si morali është pjesë e fabrikës së botës.

Teoria e Ndjenjave Morale është një libër me vëzhgime mbi çfarë na bën të drejtë. Si një bonus, kalimthi, Smith na tregon se si të ndërtojmë një jetesë të mirë në kuptimin e plotë të fjalës.

Roberts veçon një nga katër konfuzionet më kronike- atë ndërmjet vetë-interesit dhe egoizmit. Duke cituar fjalinë e famshme të Smith- “ne nuk e presim darkën tonë, nga dashamirësia e kasapit, e atij që prodhon birrën, apo bukëpjekësit, por nga lidhja e tyre me interesat.”-  ai shfaq një kuptim dimensional më të thellë:

Njerëzit janë tejet të vetë-interesuar, që nuk është e njejta gjë me egoizmin.

Po, je tejet i vetë-interesuar. Por për disa arsye, ti nuk vepron gjithmonë mbi atë çfarë duket si interesi yt vetjak… kur kemi kaq shumë dashuri për veten, atëherë pse ndodh kaq shpesh që të veprojmë jo për veten, duke sakrifikuar mirëqenien tonë për të ndihmuar të tjerët?

Një përgjigje do të ishte që ne jemi instiktivisht të sjellshëm dhe modestë, të mbushur me atë çfarë Smith e quan dashamirësi ose çfarë modernët e quajnë dhembshuri. Ne jemi altruistë; ne shqetësohemi për të tjerët dhe nuk duam t’i shohim të vuajnë. Prap Smith na kujton se po të humbim një gisht na shqetëson më shumë se humbja e miliona jetë njerëzish.

Kur jemi altruistë, sipas Smith, “nuk është ajo shkëndijë e vogël e dashamirësisë… e aftë për të kundërvepruar ndaj impulsive më të fuqishme të dashurisë për veten.”Më tepër, ne jemi të detyruar të sillemi me ndershmëri përpara një “spektatori të paanshëm”- një lloj pandërgjegje qëndron mbi ndërgjegjen, një formë përgjegjësie laike që i zë vendin zotave të besimeve të organizuara, ose, siç e thotë Roberts, “një pamje që imagjinojmë me të cilën përballemi  në një sens virtual, një pamje objektive e pandashme që shikon me qartësi moralin e veprimeve tona.”

Kur përballemi me një zgjedhje morale, në i përgjigjemi këtij arbitri imagjinar të së drejtës. Vetë Smith shkruan:

Është parim, ndërgjegje, banor i kraharorit, gjykatës i madh, dhe arbitër i sjelljeve tona. Është ai i cili, kur do që ne te veprojmë aq sa për ndikuar ne lumturinë e të tjerëve, na thërret, me një zë të aftë për të mahnitur pasionet tona më arrogante, që ne jemi një nga të shumtët, dhe nuk kemi respekt më shume se sa asnjë nga ata; dhe kur zgjedhim veten tone në mënyrë kaq të turpshme dhe të verbër para të tjerëvë, ne bëhemi objekte fyerje, urrejtjeje, dhe mallkimi.

Roberts i jep termin “Ligji Yt i Hekurt” të cilin ai e ilustron në lidhje me një shembull modern:

Ti mendon më shumë për veten se sa mendon për mua. Ka një konkluzion te “Ligji Yt i Hekurt”- “Ligji i Hekurt i Imi.” Unë mendoj më shumë për vete se sa për ty. Kjo është mënyra me të cilën punon bota.

I ke dërguar ndonjëherë dikujt një e-mail duke i kërkuar një nder dhe ai apo ajo nuk është përgjigjur? Është e lehtë të harrosh qe marrësi, mbase ashtu sikurse ti, merr shumë e-maile për t’u përgjigjur në kohe. E-maili yt do të thotë më shumë për ty se sa për përsonin nga i cili ke nevojë.

Nuk ka arsye për ta mare personale. Kur nuk dëgjoj nga dikush, kuptoj që personi as që nuk e ka marrë e-mailin. E ridërgoj pak ditë më vonë pa përmëndur (apo ankuar) që e kam dërguar edhe më parë.

Spektatori paanshëm na kujton që nuk jemi qendra e universit. Duke kujtuar që nuk jemi më të rëndësishëm se askush tjetër na ndihmon të jemi më të mirë me te tjerët. Spektatori i paanshëm është zëri i brendshëm në kokën tonë që na kujton se interesi vetjak i pastër ështe grotesk dhe që të mendosh për të tjerët është e nderueshme dhe fisnike- zëri që na kujton që nëse ne lëndojmë të tjerët për të përfituar vetë, ne do të bëhemi te padurueshëm, të papëlqyeshëm, dhe të padashur për çdo kënd që po shikon në mënyrë të paanshme.

Vetë Smith shfaq me elegancë këtë rol të dytë të spektatorit të paanshëm mbi vetë–mbështetjen dhe ndjenjën tonë të përkatësisë:

Nuk është dashuria për të afërmin, nuk është dashuria për njerëzimin, që në shumë raste na bën të praktikojmë këto virtyte të hijshme. Është një dashuri më e fortë, një lidhje më e fuqishme, që zakonisht ndodh në kësi rastesh; dashuria e asaj çfarë është e ndershme dhe fisnike, e madhështisë, dinjitetit, dhe superioritetit të karaktereve tona.

Roberts përshkruan sesi kjo na drejton drejt veprimeve tona dhe kumbon në artet themelore të jeteses, nga rritja personale deri tek kapaciteti për prezencë:

Smith beson që dëshira jonë për miratimin e atyre që janë rreth nesh është e ngulitur në ne, dhe që ndjenja jonë morale vjen nga përjetimi i miratimeve dhe jomiratimeve të të tjerëve. Ndërsa i përjetojmë ato përgjigje, ne imagjinojmë një spektator të paanshëm që na gjykon.

E ndeshme apo jo sjellja me të vërtetë motivohet nga imagjinata e njerëzve që një spektator i paanshëm po i  gjykon, koncepti na jep një mjet të fuqishëm për vetë-përmirësim.

Duke imagjinuar një spektator të paanshëm na inkurojon të dalim nga vetja dhe ta shohim veten ashtu siç të tjerët na shohin ne. Ky është një veprim trimëror që gjatë jetës shumica nga ne e shmangin apo e kryejnë në cektësi. Por nëse mund ta bësh dhe ta bësh mirë, nëse mund të rrish pezull mbi skenë dhe të shikosh sesi ja del vetë, mund të fillosh të kuptosh se kush je në të vërtetë dhe sesi mund të përmirësohesh.

Të dalësh nga vetja është një mundësi për atë çfarë nganjëherë quhet ndërgjegjshmëri- art i të kushtuarit vëmendje në vend që të lëvizësh pa qëllim në jetë drejt të metave dhe zakoneve.

Spektatori i paanshëm, përtej mahnitjes së qëndrimit tonë me spektatorë joimagjinarë në jetë, duke na drejtuar nga sjellja që përceptohet si e mirë, në fakt na ndihmon të arrijmë shpërblimet esenciale të rehatisë në vetë mirësinë tonë. Vetë Smith bën më të mirën në pasazhin e tij më të famshëm dhe më jetëgjatë:

Njeriu në mënyrë të natyrshme dëshiron, jo vetëm që të duhet, por edhe të jetë i dashur; ose të jetë ajo çfarë është objekt i duhur i dashurisë. Ai në mënyrë të natyrshme i frikësohet jo vetëm të qënit i urryer por edhe të qënit urryes; apo të qënit ajo gjë që është objekt i natyrshëm i urrejtjes.

Ai dëshiron jo vetëm lavdi, por edhe lavdërim; apo të jetë ajo gjë e cila, dhe pse nuk duhet të lavdërohet nga askush, është, gjithsesi objekt i natyrshëm i lavdërimit. Ai i frikësohet, jo vetëm fajit, por fajësimit; apo të qënit ajo gjë e cila, dhe pse nuk duhet të fajësohet nga askush, është, gjithsesi, objekt i natyrshëm i fajit.

Në një shkrim plotësues Smith shkruan:

A ka lumturi më të madhe sesa të duhesh, dhe të dish që e meriton të duhesh? A ka mjerim më të madh sasa të urrehesh, dhe të dish që e meriton të urrehesh?

Roberts e përkthen këtë në gjuhën e çmimeve më të afërta:

Dashuria nuk është një investim që kërkon shpagim. Kjo është arsyeja përse nuk mbahen pikët e njërit e të tjetrit në një martesë të mirë- e bëra këtë gjë për ty, kështu që tani ke rradhën për të bërë diçka për mua. Shkova në dyqan, kështu që duhet t’i dërgosh fëmijët në futboll. Isha i sjellshëm më ty kur kishe stres. Tani unë jam me stres, kështu që ti duhet të jesh i sjellshëm me mua.

Nëse i mendon veprimet e tua si bashkëshorte apo bashkëshort si një investim apo analizë fitimprurëse, nuk ke një martesë që motivohet nga dashuria. Ke një marrëveshje përfitimi të përbashkët. Gjë të cilën mund ta kem me kasapin apo bukëpjekësin tim. Nuk dua këtë marrëveshje me gruan time. Në një martësë të mirë, ti ke kënaqësi kur ndihmon gruan thjesht sepse ajo është ajo lloj partnereje me të cilën do që të jetë- një e dashur.

Ideali i Smith arrihet kur vetja jote e brenshme pasqyron atë të jashtmen.

Kjo konvergjencë e të qënit i dashur në privatësi dhe të qënit i dashur në publik është ajo çfarë mund ta quajmë sot “origjinalitet.” Kjo simetri harmonike, thekson Roberts, nuk shfaqet me anë të gjesteve të mëdha por në zgjedhje të vogla të përditshme- nanometri i gjësë së duhur për të bërë- që përputhët me karakterin tonë.

Kjo është arsyeja përse ne shpesh dështojmë, në nivelin praktik, për të jetuar me ideale që i përkrahim në mënyrë filozofike- dhe prapë ne vazhdojmë të mendojmë për veten si njerëz me moral të lartë, falë talentit të veçantë njerëzor të vetë-mashtrimit. Roberts shkruan:

Një shpjegim për egoizmin- apo, më keq, mizorinë- është që shumë njerëz nuk e imagjinojnë një spektator të paanshëm, nuk kanë dëshirë ta imagjinojnë, dhe në fakt nuk kanë interes në të qënit i dashur. Kjo është një mënyrë që kërkon për të shikuar qëniet humane që kemi pranë: njerëzit që nuk veprojnë sipas mënyrës që ne mendojmë që duhet janë pa moral dhe të këqinj.

Por Adam Smith kishte një tjetër ide se përse ne dështojmë që të jetojmë standartet që mund të vendosë një spektator i paanshëm apo standartet e njerëzve rreth nesh respektin dhe dashurinë e të cilëve duam të fitojmë: ne jemi pronë e vetë-mashtrimit.

Spektatori i paanshëm të cilin e imagjinojmë dhe këshillat e të cilit dëgjojmë nuk është dhe aq i paanshëm sa do të na pëlqente të mendonim.

Në nxehtësinë e momentit, kur duam të veprojmë, dashuria për veten shpesh tejkalon çdo rol potent të spektatorit të paanshëm, “njeriu pa kraharor,” ndërgjegja jonë: “… dhuna dhe padrejtësia e pasioneve tona egoiste ndonjëherë janë të mjaftueshme për të berë “njeriun pa kraharor” të bëjë një raport shumë më ndryshe nga sa rrethanat e vërteta të çështjes janë të afta për ta autorizuar.”

Ne nuk duam vetëm të duhemi, ne duam ta mendojmë veten si të dashur. Më shumë sesa ta shikojmë veten ashtu siç jemi në të vërtetë, ne e shohim veten ashtu siç do të donim të ishim. Dashuria për veten mund të jetë më e rehatshme sesa njohja e vetes. Ne dëshirojmë ta mashtrojmë veten. / (Burimi: Konica.al)

Leave a Reply

Back to top button