Në mediat perëndimore gëlojnë akuzat për Vladimir Putinin se financon parti e lëvizje të së djathtës radikale europiane dhe formacione të tjera armiqësore ndaj NATO-s dhe Bashkimit Europian. Si lind kjo fushatë dhe mbi çfarë faktesh mbështetet. Rreziku për të shkëmbyer shkak dhe pasojë
Soft power-i i Kremlinit për të influencuar opinionin publik europian vërehet më shumë kur ekziston, kur nuk ekziston apo kur e shikojmë kundër dritës? Një çikë ekziston dhe një çikë jo. Nuk është aspak mister që në Moskë kohët e fundit i është dhënë një dorë me të bardhë instrumentave të vjetër të propagandës. Televizione, radio dhe uebsajte shumë profesionalë, përveç se “qendrave studimore” të reja, janë shfaqur pothuajse kudo për të mbrojtur dhe përhapur arësyet e Kremlinit. Ka qenë Sputnik, kolosi multimedial i lindur në 2014 nga gërmadhat e agjencisë Ria Novosti me një uebsajt që boton mijëra artikuj në ditë dhe një radio që transmeton informacione në 38 gjuhë (përfshi edhe atë urdu), ai që ka botuar studimin e psikologut amerikan Robert Epstein mbi “truket” e përdorura nga motori i kërkimit Google për të orientuar në mënyrë positive kërkimet mbi Hillary Clinton. Është folur pak, pasi kandidatja e parë femër për presidencën e Shteteve të Bashkuara ishte e paprekshme, por askush nuk ka guxuar …