Covid19

‘Një në 400 persona’ në Angli ka virus

Një në 400 njerëz në Angli ka koronavirus, sugjeron një studim i zhvilluar me afro 11,000 njerëz në familje. Ata u pyetën për të kryer teste gjatë dy javësh deri në 10 maj. Kjo do të thotë se rreth 148,000 njerëz në Angli aktualisht mund të infektohen – 0.27% e popullsisë. Të testuarit nuk përfshinin pacientë spitalorë ose njerëz që jetojnë në azile, ku shkalla e Covid-19 ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare. Nuk ka ndonjë dallim të dukshëm midis përqindjes së personave të infektuar në grupmoshë të ndryshme, sipas anketës së infeksionit ONS.

Shërbimi mjekësor në Angli ka njoftuar 207 më shumë vdekje të njerëzve që testuan pozitivisht për Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të raportuara në spitalet angleze në 24.1159.

Shifrat e ndara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tregojnë 428 vdekje të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – duke e çuar totalin në spitale dhe komunitetin e gjerë në 33.614.

 

Leave a Reply

Back to top button