Vitin e kaluar, forcat policore të Vatikanit thanë se 70,000 besimtarë u përplasën në Sheshin e Shën Pjetrit në mëngjesin e Pashkëve për të dëgjuar mesazhin e Papës.
Por këtë të dielë, Papa Françesku nuk do të përçojë mesazhin dhe bekimin e tij nga dritarja e pallatit apostolik, transmeton The New York Times. Në vend të kësaj, ai do të mbajë fjalën, në faqen e internetit të lajmeve në Vatikan, duke filluar nga ora 11 e mëngjesit.
Njerëzit janë të ndaluar të mblidhen në shesh, dhe Papa Françesku do të mbajë meshën me vetëm disa persona.
Të premten, Papa Françesku tha për mediat se ndjehej afër viktimave të pandemisë dhe se po mendonte për “mjekët, infermierët, murgeshat dhe priftërinjtë që kishin vdekur në vijat e para si ushtarë, duke dhënë jetën për dashurinë. ”
“Edhe sot njerëzit janë kryqëzuar dhe vdesin për dashuri,” tha Papa Françesku.