Peisistrati ishte një tiran që sundoi Athinën disa herë gjatë shekullit të 6 para Krishtit. Sipas Herodotit, Peisistrati e rimori pushtetin në Athinë, në një rast, duke marrë një fshatare të gjatë dhe të bukur dhe duke e veshur atë si Perëndesha Athina, duke e pajisur me armaturë dhe duke ardhur me një karrocë me kuaj në qytet.
Vetë Peisistrati qëndronte në krah të saj. Ndërkohë, një grupë tellallësh shpallën se perëndesha po e sillte Peisistratin që ky të rimerrte kontrollin e qytetit. Marifeti funksionoi, dhe Athina u vu sërish nën sundimin e tiranit të zgjuar. / bota.al