Bota

Një thirrje strategjike për Evropën

Screen Shot 2015-07-14 at 10.04.17

Nga Ana Palacio

Madrid – Në fund të qershorit, teksa situata në Greqi ishte në prag të shpërthimit, Bashkimi Evropian konsumoi një debat të brendshëm, gjithnjë e më vicioz, mbi migracionin. Kjo mund të mos tingëllojë si koha e duhur, që Këshilli Evropian të miratojë në mënyrë përfundimtare të shumëpriturën “strategji globale mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë” për BE-në.

Por ajo që ndodhi, me miratimin – e plotë dhe e dorëzuar sipas datës – varrosi konkluzionet e takimit të këshillit në datat 25-26 qershor. Iniciativa ka potencialin për të revolucionarizuar mënyrën sesi Evropa  i adreson sfidat e shumta me të cilat përballet aktualisht, dhe ndoshta çka është më e rëndësishmja, për t’i dhënë BE sensin e qëllimit, për të cilin ajo ka aq shumë nevojë.

Që BE ka sot nevojë për një strategji të re mbi sigurinë, kjo është e qartë. Strategjia aktuale, e hartuar në vitin 2003, është thellësisht e dalë mode, siç karakterizohet edhe nga fjalia e saj e hapjes: “Evropa nuk ka qenë kurrë më parë kaq e begatë, e sigurtë dhe e lirë”. Qartësisht, kjo nuk është sot rasti.

Gjendja e vazhdueshme e trazirave, në të cilën Evropa e ka gjetur veten, është rezultat i rritjes së kompleksitetit dhe përzierjes së realiteteve saj të brendshme dhe të jashtme – të formësuara më së shumti nga 4 mbivendosje kërcënimesh ekzistenciale.

Së pari, Rusia ka ringjallur sfidën tradicionale të sigurisë që kishte dikur Evropa, dhe që ishte menduar se e kishte zgjidhur kohë më parë. Së dyti, terrorizmi ndërkombëtar paraqet një rrezik themelor shumëpërmasor. Së treti, një krizë në zhvillim e emigracionit, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi vlerat dhe identitetin e Evropës.

Dhe së fundi, një mungesë e përgjithshme e vizionit mbi të ardhmen e projektit evropian, ka shkaktuar pakënaqësi në të gjithë kontinentin, duke minuar kohezionin, dhe nga ana tjetër kapacitetin e BE-së për të adresuar sprovat, me të cilat ballafaqohet.

Këto kërcënime përkeqësuan dhe e intensifikuan njëra-tjetrën. Aktivitetet e grupeve terroriste, kanë kontribuar në shkaktimin e dhunës dhe destabilitetit në rajonet fqinje, duke nxitur një numër në rritje të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian. Vështirësia e integrimit të komunitetit të emigrantëve në shoqëritë evropiane, ka çuar ndonjëherë drejt radikalizmit, duke u siguruar “municion” politikanëve nacionalistë, dhe përçarë më tej Evropën.

Ndërkohë, udhëheqësit e Rusisë kanë punuar mënyrë tinzare, për të shkatërruar solidaritetin, pa të cilin BE-ja është e pafuqishme për t’iu përgjigjur kërcënimeve me të cilat përballet. E gjithë kjo ngre pikëpyetje serioze, në lidhje me rolin global të BE-së, duke zbehur qëndrueshmërinë e vetë projektit evropian.

Duke pasur parasysh këtë ndërlidhshmëri, nuk është befasuese që përgjigjet e fragmentuara të BE-së – si Axhenda Evropiane për Emigracionin, Partneriteti Lindor, dhe Strategjia e Sigurisë Energjitike – edhe pse të rëndësishme, kanë rezultuar të pamjaftueshme.

Ajo që nevojitet është një kornizë gjithëpërfshirëse, që jo vetëm mbështet tek një përgjigje e vetë-përforcuar dhe koordinuar ndaj kërcënimeve thelbësore ndaj sigurisë, por ka ndërkaq avantazhin e lidhjeve dhe mundësive, për të forcuar kapacitetin e Europës për veprim.

Një rikonceptim i tillë – jo vetëm rishikimi – i strategjisë së sigurisë të Evropës, duhet të mbajë parasysh faktin se e brendshmja dhe e jashtmja, janë duke u bërë gjithnjë e më të vështira për t’u ndarë. Në fakt, inisitivat e përqëndruara nga brenda – tregu unik dixhital është një shembull i qartë – kanë një ndikim të rëndësishëm ndërkombëtare, ndërsa ngjarjet e jashtme formësojnë jetën në BE.

Thënë këtë, strategjia e re e sigurisë duhet të ketë parasysh implikimet më të gjera të politikave të brendshme, duke komanduar koleksionin e plotë të mjeteve që Evropa ka në dispozicion. Sigurisht, retorikat e mëdha dhe qëllimet ambicioze do të thonë shumë pak, përveçse nëse liderët evropianë do të angazhohen për zbatimin e qëndrueshëm të iniciativave konkrete.

Kjo është arsyeja pse procesi i hartimit është në vetvete aq i rëndësishëm;ai paraqet një mundësi për një diskutim serioz, që përfshin institucionet e BE-së dhe komunitetin e gjerë të politikës evropiane, i cili ka kaluar tashmë një kohë të konsiderueshme duke reflektuar mbi këto çështje.

Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëherazi zv.presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogerini, është e saktë kur kërkon përfshirjen e ngushtë të shteteve anëtare në diskutime, në mënyrë që t’i jepet atyre një ndjenjë pronësie, mbi çdo gjë që del nga strategjia.

Qëllimi duhet të jetë prodhimi i ideve të qëndrueshme, ndërtimi i konsensusit, dhe gjendja e lidhjeve – para së gjithash në kuadër të BE-së, por pa harruar aleatët dhe partnered e tjerë. Në fakt, ai dimension i jashtëm është thelbësor. Kriza në eurozonë, e ka zhveshur arsyetimin se procesin e integrimit mund te vijoje për dekada të tëra. Duke mos qenë më në gjendje të përcaktohet në drejtim të prosperitetit të përbashkët si një “arsye e tjetrit”, BE-ja po rropatet në kërkim të një narrative të re – që të mund të bindë qytetarët dhe shtetet anëtare, se integrimi evropian ende ka vlera të vërteta.

Një strategji, që fokusohet jo vetëm mbi ndikimin që ka bota tek BE, por edhe në mënyrën sesi vlerat dhe interesat evropiane, mund dhe duhet të projektohen jashtë vendit, duke siguruar një apel, një mision të gjerë, dhe një qëllim të qartë.

Procesi i integrimit evropian ka qenë në thelbin e vet gjithmonë i nxitur nga vlerat dhe bazuar tek rregullat – dy cilësi që janë në zhdukje në botën e sotme. Duke mbajtur flamurin e liberalizmit, qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit ndërkombëtar, BE-ja mund t’i kthejë mbrapsht forcat centrifugale që janë intensifikuar gjatë krizës, duke forcuar kapacitetet e saj për t’iu përgjigjur sfidave të sotme dhe të garantojë pozitën e saj në botën e së nesërmes. Kjo është një mundësi që ne nuk kemi luksin ta humbim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – A Strategic Rallying Cry for Europe

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button