Bota

“Një vend në histori dhe kafe gratis…” Me një tweet, gafa më e fundit, që mund t’i kushtojë Hilarisë

Screen Shot 2015-08-19 at 12.24.20

Eshtë fati i Klintonëve që të hyjnë në telashe, për shkak të stazhierëve. Ishte një prej intern-ëve (ky është termi amerikan, stazhier është term që buron nga frëngjishtja), Monika Levinski, që provokoi telashet e panumërta të Billit. Tani është e gjithë kategoria e tyre, që po krijon një “kauzë” kundër Hilarisë. Nëse e djathta e akuzon Ish Sekretaren e Shtetit për mungesë koherence, rreziku më i madh për të vjen nga e majta. Rivali më i frikshëm në sondazhe është Bernie Sanders, senatori i Vermontit, që vetëquhet socialist. Sanders konsiderohet trashëgimtar i lëvizjes Occupy Wall Street, dhe slogani i tij parësor është kundër pabarazive. Problemi për Klintonin është që, ndryshe nga Barak Obama në zgjedhjet e viteve 2008 dhe 2012, ajo nuk ka një imazh të tillë që t’i garantojë votat e të rinjve. Dhe tani rrezikon që të shfaqet edhe si një shfrytëzuese e tyre…

[real3dflipbook id=”395″]


Leave a Reply

Back to top button