Alba Çela
Tashmë që saga e mundimshme e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mori një zgjidhje të vonuar, ka ardhur koha të hedhim një vështrim në horizontin e procesit të integrimit për të gjithë rajonin.
Për 3-4 vite horizonti i integrimit të rajonit tonë u mbajt peng nga një stuhi në një gotë: njëhumbje kohe, energjie dhe besimi e pajustifikueshme për të nisur një proces negociatash.
Megjithatë tashmë që kjo është lënë pas, është më e lehtë të dallojmë sesi ndërkohë janëpozicionuar ide, zhvillime dhe iniciativa të reja të cilat e kanë shtuar ngjyrat në këtë horizont. Disa prej tyre, sikundër retë e bardha, të ngasin imagjinatën t’u japësh forma të ndryshme entuziazmuese. Disa të tjera duken qartë që janë re të zeza stuhimbartëse. Le të hedhim njëvështrim mbi disa prej tyre:
European Political Community
“Komuniteti Politik Evropian”(EPC), një riciklim i një ideje tjetër franceze të viteve ‘80, u propozua nga Presidenti Makron në 9 maj të këtij viti në kuadër të mbylljes së Konferencës për të Ardhmen e Europës. Data dhe vendi ku kjo ide u lancua i dhanë asaj një simbolikë të vecantë. EPC është një ofertë për të bashkuar vendet që ndajnë vlerat demokratike dhe vlerat e BashkimitEvropian pavarësisht shkallës së tyre të integrimit dhe më kryesorja pavarësisht shanseve që ato kanë që anëtarësimi i tyre të bëhet ndonjëherë realitet.
Megjithatë ideja mbeti e paqartë sidomos për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe pse EPC nuk do të zëvendësonte procesin e anëtarësimit në BE ajo u ofrua gjithsesi si njëalternativë e ndërmjetme në kohë dhe në benefite. Në një dokument politikash të Institutit Delorsmadje përshkruhet si një periudhw e fejesës që i paraprin martesës, dhe në të cilën palët njihen e shohin përputhshmërinë e tyre.” Megjithatë fejesa në këtë rast ka nisur me kohë dhe po zgjat kaq shumë sa palët po fillojnë të mërziten me njera tjetrën.
Një nga problemet e tjera të lidhura me këtë ide është besueshmëria e elementit propozues. Franca dhe aq më tepër Presidenti Macron për vite ka mbajtur flamurin e skepticizmit ndaj zgjerimit, duke kërkuar në fakt me të drejtën e tyre konsolidimin e Unionit më parë. Këmbëngulja e Francës për metodologjinë e re në 2019 e cila nuk u pasua me ndonjëkëmbëngulje për ta vënë këtë metodologji në punë, e pozicionoi Francën në një pikë të vështirënë lidhje me rajonin. Sipas një interpretimi cinik EPC mund të shihet si “ideja e rradhës”, dicka e bukur që cdo dy tre vjet Franca propozon thjesht që të shtyjë procesin në kohë.
Edhe nëse e marrim për të mirëqenë pikënisjen pozitive të propozimit, sidomos duke pasur parasysh që ai i drejtohet kryesisht Ukrainës, EPC ka problem dhe me mbivendosjen: Këshilli i Europës, pas përjashtimit të Rusisë, është gjithashtu një komunitet vlerash dhe demokracish.
Gjithsesi nëse EPC do të jetë një ide me impakt në të ardhmen apo jo do të varet kryesisht nga fakti nëse propozuesit e saj do të merren seriozisht për ta realizuar, përshembull nëpërmjet një samiti themelues apo do ta lënë në tryezë thjesht si një ide.
Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit në ditët e sotme i përngjan një fëmijejetim që pret të gjejë një familjekujdestare. Procesi kishte qëllime dhe aspirata të gjetura e praktike por ato nuk u pasuan nga ndonjë rezultat mbresëlënës të paktën në fushën e konektivitetit. Gjermania ka dhënë sinjale se procesi do të rivitalizohet aty ku mori udhë. Për shumë vite procesi shtegtoi në shumë kryeqytete nëpër samite, disa prej të cilave vërtet të suksesshme e disa simbolike.
Ku proces mbetet i vetmi gjithëpërfshirëse kundrejt iniciativës së Ballkanit të Hapur qënuk ka arritur të kapërcejë kundërthëniet dhe tensionet bilaterale që e kanë shoqëruar që prej ngjizjes. Në vjeshtën e këtij viti ka një pritshmëri që Berlini zyrtar të rimarri pronësinë mbi iniciativën që mban emrin e tij. Detajet mbi mënyrën si kjo nismë do të vijojë janë objekt kurioziteti jo vetëm nga analistët e politikave por dhe nga vetë vendimmarrësit në rajon të cilët duket sikur janë në një udhëkryq përsa i përket bashkëpunimit rajonal.
Zgjerim në “kohërat e kolerës”
Lufta, ajo me tanke brenda kufijve të Ukrainës dhe ajo me butonat e tastierës kudo tjetër në Europë e më tej, është pa dyshim kolera e kohërave tona. Në këto kushte ku situata po shkon gjithnjë e më shumë drejt një konflikti të tejzgjatur në kohë dhe me mundësi që të mbetet njëkonflikt i ngrirë edhe nëse do ketë zgjidhje provizore, Bashkimi Evropian është duke rikonsideruar gjithë arkitekturën e vet të sigurisë, të bashkëpunimit dhe të politikës së jashtme.
Përballë krizës energjitike e për pasojë edhe ekonomike të mundshme si dhe kërcënimeve të Rusisë me stacione nukleare, zgjerimi shumëkujt mund t’i duket si dicka që duhet lënë në plan të dytë. Megjithatë ky do të ishte një gabim strategjik. Integrimi i rajonit duhet konceptuar nëkushtet e kolerës së tanishme si një proces i domosdoshëm konsolidimi gjeopolitik i vetë Unionit sesa si zgjerim.
Në dy vitet e ardhshme do të kuptojmë nëse në horizontin e së ardhmes afatshkurtër do tëmbizotërojë ky vizion apo do të vijojnë humbjekohet me probleme të stisura. Prandaj, mendoj se procesi ynë i negocimit do të jetë më shumë imponim europian se sa negocim europiano-shqiptar. Për herë të parë ne do na duhet të sillemi si europianë që të bëhemi politikisht europianë. Nëse nuk do sillemi si europianë, negociatat për anëtarësim do të jenë thjesht një rrugë që nuk çon asgjëkund.
Ky shkrim është pjesë e serisë së shkrimeve “Media dhe Integrimi Europian”, të Institutit Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikes Çeke.