Shendeti

Një virus i modifikuar i herpesit, zhduku plotësisht një kancer në gradën e fundit

Nga BDavid Zarley

Një pacient pjesëmarrës në një test klinik, që testoi një terapi të re kundër kancerit të bazuar tek virusi që shkakton Herpesin, u shërua plotësisht pas 15 muajsh që nga fillimi i trajtimit të tij. Njoftimi i bujshëm u bë nga Instituti i Kërkimeve mbi Kancerit (ICR) në Londër.

Rezultati i testit për punëtorin e ndërtimit me banim në Londrës Perëndimore, KristofVojkovski ishte rezultati më dramatik që u vu re në provën e vogël të fazës së parë të terapisë eksperimentale të kancerit, e quajtur RP2. 39 pacientë që kishin përdorur të gjitha opsionet e tjera të trajtimit, iu nënshtrua terapisë së re.

Nëntë prej tyre e morën terapinë vetëm më herpesvirusin, ndërsa 30 të tjerët në kombinim me imunoterapinë. “Mjeket më thanë se nuk kisha më asnjë mënyrë tjetër për t’u shëruar, dhe muajt e fundit cilësohesha si një i sëmurë terminal në pritje të vdekjes. Ishte një lajm i tmerrshëm për mua, ndaj ishte e pabesueshme kur mu dha shansi për tu bërë pjesë e këtij testi”- tha ai.

Edhe pse janë paraprake, rezultatet që u prezantuan në Kongresin e Shoqatës Evropiane për Onkologjinë Mjekësore të mbajtur këtë vit në Paris, ofrojnë më shumë prova se viruset që vrasin kancerin, mund të jenë në gjendje të zhdukin këtë të fundit aty ku kanë dështuarmetodat e tjera, dhe “mund të ofrojnë efekte të fuqishme sistemike anti-tumorale” shkruajnëautorët në publikimin e tyre.

Virusi RP2 nuk është thjesht një herpesvirus i vjetër. Ai është një version i modifikuar gjenetikisht i virusit herpes simplex (HSV-1). Herpesviruset, të cilat përfshijnë gjithashtu viruset që janë përgjegjëse për sëmundjen e lisë së dhenve dhe herpesit gjenital, kanë evoluar një sërë aftësish të jashtëzakonshme, përfshirë mashtrimin me infektimin dhe fshehjen në qelizat nervore, nga të cilat ato dalin më pas për të shkaktuar shenja të plagëve apo ose skuqjeve, të njohura si herpes.

Ato preferojnë të infektojnë edhe qelizat e kancerit. Në testin klinik në Mbretërinë e Bashkuar, HSV-1 u modifikua më tej për të shënjestruar në mënyrë specifike qelizat tumorale dhe u bë onkolitike”, pra që infekton dhe vret qelizat e kancerit.

I injektuar direkt në tumore, virusi i pushton qelizat tumorale, shumohet në to dhe i shkatërron ato nga brenda, duke bllokuar edhe prodhimin e një proteine ​​të quajtur CTLA-4, të cilën tumori e përdor për të frenuar sistemin imunitar të njeriut. Me ndërhyrjen e virusit, sistemi imunitar mund të bëjë atë që bën më mirë:të vrasë qelizat mashtruese.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë krijuar një herpesvirus të modifikuar për të luftuar kancerin. Pasi versionet e modifikuara të HSV-1 janë treguar më herët të suksesshme kundër kancerit të lëkurës, melanomës dhe kancerit të trurit.

Në fakt, studiuesit e ICR zhvilluan më parë T-Vec, një virus i miratuar nga Sistemi Shëndetësor Kombëtar në Britani (NHS) për trajtimin e kancerit të lëkurës. Studiuesi kryesor Kevin Herrington i tha BBC-së se RP2 është si një T-Vec, por me më shumë dhëmbë.

Testet e fazës së parë, të drejtuara në bashkëpunim me The Royal Marsden FoundationTrust dhe sponsorizuar nga prodhuesi i RP2, Replimune, testuan sigurinë dhe dozën më të mirë për ilaçin, si dhe aftësinë e tij për të reduktuar ndjeshëm disa lloje të ndryshme tumoresh.  

Nga 9 pacientët që morën vetëm RP2, 3 panë rezultate. Dy prej tyre, njëri me kancer të ezofagut dhe tjetri me një kancer të rrallë të syrit të quajtur melanoma uvale,i ishte përhapur në mëlçi, iu zvogëluan tumoret. Përparimi i kancerit u ndal përkatësisht 15 dhe 18 muaj pas trajtimit.

Ndërkohë Vojkovskit iu zhduk plotësisht kanceri i gjëndrës së pështymës. Nga 30 pacientë që morën RP2 së bashku me një imunoterapi të quajtur nivolumab, 7 prej tyre reaguan me sukses ndaj barnave të kombinuara.

Kur tumoreve të pacientit iu bënë biopsi para dhe pas injektimit të virusit, studiuesit zbuluan prova se herpesi po punonte për të aktivizuar sistemin imunitar, me më shumë qeliza imune të pranishme rreth tumorit. Ilaçi shkaktoi efekte të lehta anësore, përfshirë ethe, të dridhura dhe lodhje.

Edhe pse një testim i vogël dhe ende në vazhdim, këto rezultate të hershme janë premtuese.Viruset janë një nga armiqtë më të vjetër të njerëzimit. Por hulumtimi ynë i ri sugjeron se ne mund të shfrytëzojmë disa nga veçoritë që i bëjnë ata kundërshtarë sfidues për të infektuar dhe vrarë qelizat e kancerit”tha Xhonatan Zager nga Qendra e Kancerit MofitTampa, Florida. /

Big Think” – Bota.al

Back to top button