Seria: Zbulimet tronditëse nga analizimi i AND-së së lashtë
Sipas Biblës së Shenjtë, çdo njeri është pasardhës i Adamit dhe Evës, njerëzit e parë që kanë jetuar në Tokë. Shkenca e mbështet pjesërisht këtë teori, megjithëse me disa dallime interesante. Së pari, variantet shkencore të Adamit dhe Evës, nuk ishin njerëzit e parë në Tokë.
Së dyti, ne nuk jemi pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë. Ndërkohë çdo burrë rrjedh nga një burrë, dhe çdo grua rrjedh nga një grua. Shkencëtarët e quajnë burrin “kromozomi Y-Adam” dhe gruan “Eva mitokondriale”. Kromozomi Y-Adam, jetonte në Afrikë diku midis viteve 125.000- 156.000 vjet më parë.
Eva mitokondriale jetonte në Afrikën Lindore diku midis 99.000-148.000 vjet më parë. Ndryshe nga Adami dhe Eva biblike, nuk ka gjasa që kromozomi Y-Adam dhe Eva mitokondriale, të jenë takuar ndonjëherë, megjithëse mund të kishin qenë gjallë në të njëjtën kohë.
Shkencëtarët arritën në përfundimin se kromozomi Y-Adam, ishte paraardhësi i të gjithë burrave pas sekuencimit të kromozomit Y të 69 meshkujve, nga 7 grupe të ndryshme etnike. Për Evën mitokondriale, ata testuan AND-në mitokondriale nga 69 burra si dhe 24 gra të tjera.
Gjithsesi, afati kohor për kromozomit Y-Adam debatohet, pasi studime të tjera kanë arritur në përfundimin se ai mund të ketë jetuar midis 180.000-200.000 vjet më parë, apo edhe midis 237.000- 581.000 vjet më parë. / bota.al